Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për zanatin e rrobaqepëses me dashuri

Qepja dhe thurja janë pasioni i madh i Gjonjull Alisë

Prej viteve të shumta Gjonjull Ali nxjerr bukën e gojës duke u marrë me rrobaqepësi dhe rregullimin e rrobave në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore). Në një kohë kur rrobaqepësit, por dhe zanatet e tjera janë duke u zhdukur, ajo vazhdon të mbahet fortë pas gjilpërës dhe makinës qepëse. Ka kthyer një dhomë nga shtëpia e saj në një atelie pune. Një ndihmës i saj i pazëvendësueshëm është kompjuteri - rrjetet sociale janë të dobishme për lidhjet e saj me klientët. Gjatë viteve me prodhime të saj rrobaqepësja nga qyteti Razgrad ka marrë pjesë dhe në shumë iniciativa bamirëse. Por, asnjëherë nuk flet për këtë se cilin e ndihmon dhe me sa ndihmon. Çdo gjë  të cilën e kam bërë ka qenë me gjithë zemër dhe në emër të nevojtarëve. Nuk ka nevojë që të tregohet!”- thotë me buzë në gaz Gjonjull Ali.

Pasionin drejt rrobaqepësisë dhe thurjes me shtiza, Gjonjull e cila sot është 60- vjeçe e ka zbuluar akoma në fëmijëri: “Qeshë nxënëse në klasën e gjashtë ose të shtatë, kur gjyshi dhe gjyshja ime më dhuruan një makinë qepëse. Fillova me gërshërët dhe stofrat dhe kështu filloi diçka që mbeti për tërë jetën.”

Pavarësisht se ka përfunduar specialitetin e  zooteknikës Gjonjull ka mbaruar dhe një kurs rrobaqepësie dhe jo pas shumë kohe i përkushtohet krejtësisht këtij zanati. Në fillim ka qepur funde dhe fustane për vajzën e saj, ua ka rregulluar rrobat komshinjve. Me kalimin e viteve ka grumbulluar përvojë dhe njohje  kurse që aty dhe klientë shumë të kënaqur. Bashkëshorti i saj  dhe vajza po kështu hyjnë në botën e çuditshme të rrobaqepësisë dhe të prerjes, si ndihmës të saj. Bashkë ata mundin në kohë të realizojnë porositë e shumta, të cilat i merr Gjonjull - për qepjen e perdeve, të çarçafëve, të mbulesave e kështu me radhë. Pavarësisht nga kjo vajza e saj nuk vazhdon rrugën e saj por zgjedh të merret me art. Mbase pas kalimit të kohës do të ketë se kush ta zëvendësojë, me qenë se mbesa e saj e cila është 7-vjeçe tregon një interes gjithnjë e më të madh ndaj robaqepësisë.


Aktualisht rrobaqepësit nuk janë dhe shumë të kërkuar – tregon akoma Gjonjull. Njerëzit nuk qepin më rroba, por preferojnë të blejnë të reja. Kërkojnë ndihmën e saj kryesisht për rregullime të vogla si ndërrim të zinxhirit, shkurtimin ose ngushtimin e ndonjë rrobe. Sipas saj, interesi ndaj profesionit nga ana e njerëzve të rinj është shumë i vogël, por pavarësisht nga kjo është e bindur se shkollat profesionale dhe klasat për rrobaqepëse duhet të ruhen.

Gjonjull Alisë i mbeten disa vjet derisa të dalë në pension. Atëherë ajo mendon tu përkushtohet nipërve të vet. Ajo pëlqen shumë dhe të udhëtojë. Prandaj dhe ëndërron të vizitojë skajet e bukura të vendit tonë. Por për asgjë në botë ajo nuk do të heqë dorë nga qepja dhe qëndisja. Ato janë si mania – në qoftë se fillon njëherë me një gjë të tillë, nuk ka sesi të mos të bëhesh i varur prej saj, thotë mjeshtrja nga qyteti Razgrad.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD