Agjencia e Regjistrimit njoftoi se tashmë ka qasje tek regjistri tregtar dhe i pronësisë dhe regjistri i personave juridikë me qëllim jofitimprurës në një portal të përbashkët: https://portal.registryagency.bg. Nëse vizitohen sajtet e vjetra www.brra.bg ose www.icadastre.bg, përdoruesit dërgohen automatikisht në portalin e ri.
Për përdorimin e funksionalitetit të plotë të dy regjistrave ka nevojë për krijimin e një profili të veçantë dhe përdorimin e nënshkrimit elektronik, të kodit personal të identifikimit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, ose të një certifikate të Agjencisë së Regjistrimit.Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..