Me rastin e përvjetorit të 60-të boksierit N 1 të Bullgarisë për shekullin XX Ivajllo Mrinov ministri i rinisë dhe i sportit Krasen Kralev e dekoroi me dallimin më të lartë shtetëror në fushën e sportit – “Kurorën e Fituesit”. Ivajllo Mrinov është mbajtës i medaljeve të Lojërave Verore Olimpike në vitin 1980 në Moskë mori medaljen e bronze, ndërsa në Seull në vitin 1988 u bë kampion dhe mbajtës i medaljes së artë. Në vitin 1882 u bë kampion botëror në Mënik dhe disa herë ishte kampion evropian (Tampere 1981, Varnë 1983, 1989,1991, Athinë 1989, Gjoteborg 1991). Në vitin 1981 fitoi Kupën Botërore në Montreal. U bë mbajtës i Kupës së Boksierëve Amatorë “Stranxhata” në vitin 1983.
Në vitin 2001 Federata Bullgare e Boksit e shpalli Ivajllo Mrinovin boksierin më të mirë bullgar për shekullitnXX.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..