Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma në prokurori kërkon një debat të thelluar

Foto: BGNES

Sot partia drejtuese GERB fillon konsultime parlamentare, për mbledhjen e Kuvendit të Madh Popullor, qëllimi i të cilit  është të bëjë ndryshime në ligjin bazë të shtetit. Reformat e Kushtetutës përfshijnë dhe ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, mes të cilave pakësimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm nga 7 deri më 5 vjet, kurse në çdo 6 muaj ai duhet të prezantojë një raport për punën e prokurorisë së shtetit para deputetëve, të cilët duhet ta pranojnë pas dëgjimit përkatës.

Dje mbi 700 prokurorë dhe hetues bullgarë u takuan në një takim kombëtar dhe u shpallën kundra ndërhyrjes në pavarësinë e prokurorisë në Bullgari. Në fjalimet e tyre ata vunë në dukje se, janë të palejueshme përpjekjet për të shkelur pavarësinë e prokurorisë së shtetit, shkeljen e ndarjes së pushteteve dhe thirrjet për reforma nga politikanët, qëllimi i të cilëve është që “prokuroria të bëhet e varur”.

“Jam prokuror prej 23 vjetëve e gjysmë. Kohë, në të cilën qemë të reformuar vazhdimisht nga pothuajse të gjitha partitë, një pjesë nga drejtimi i vendit, si dhe organizata të shumta joqeveritare. Kurse kushtetuta jonë qe e ndryshuar shumë herë në kapitullin i cili është i lidhur me pushtetin gjyqësor. Gjatë të gjitha këtyre viteve prokurorët dhe hetuesit, pranonin dhe merrnin pjesë në provat për ndryshim dhe reformë, pa shprehur mendimin e tyre” - theksoi gjatë kohës së debatit Ognjan Damjanov - anëtar i  Kolegjit të Prokurorisë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe u bëri thirrje politikanëve bullgarë, kur të vendosin të zhvillojnë reformë, ajo të jetë pas një debati të arsyeshëm, në të cilin të merret vendimi më i mirë.

Në fjalimin e tij prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev  garantoi se, nuk do të lejohen standarde të dyfishta - “një lloj për njerëzit me miliarda dhe me një ndikim politik dhe mediatik, kurse lloji tjetër - për bullgarët e tjerë”, siç ka qenë praktika për dekada të tëra me radhë dhe shtoi se, problemi me mashtrimet telefonike është i zgjidhur, kurse vjedhjet dhe plaçkitjet në vend janë pakësuar mbi 20% për 5 muajt e parë të këtij viti, transmetuan reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.


Prania e kritikave, shprehja e mendimeve ose e propozimeve për punë të prokurorisë, nuk mund të konsiderohen si diçka e padrejtë, ose si provë për ndërhyrje në punën e prokurorisë. Këto kritika dhe propozime, shtrihen mbi një farë vlerësimi për akumulimin e dobësive dhe problemeve të caktuara në punën e prokurorisë së shtetit dhe qëllimi është që pikërisht ato të mund të evitohen”- komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare pedagogu në lëndën e së drejtës evropiane në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” docenti Hristo Hristev. Ai supozon se, është e mundur që prokuroria të  frikësohet nga vënia nën pikëpyetje pavarësinë e saj, por në qoftë se me të vërtetë kërkojmë probleme në funksionimin e shtetit të së drejtës në vendin tonë, ato janë gjetkë.  Duhet të shikohet nëse ekzistojnë rreziqe për pavarësinë e gjykatave dhe gjyqtarëve, sipas pamjes së tanishme të prokurorisë, vendit të  saj në sistemin gjyqësor dhe mundësisë të ndikojë mbi punën e gjykatës përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përveç kësaj, në qoftë se pranojmë  se, vendi i prokurorisë  është në sistemin gjyqësor, duhet të pyesim veten a ka garanci të mjaftueshme për pavarësinë e prokurorëve të veçantë, që të mund të jenë në gjendje të zbatojnë ligjin sipas bindjes së tyre të brendshme të pa ndikuar, gjatë strukturës së tanishme dhe mënyrës së drejtimit.  

Sipas fjalëve të Dimitër Markovit nga Programi Ligjor i Qendrës për Studimin e Demokracisë “shteti ka bërë gjithçka të domosdoshme që me kornizën kushtetuese të sigurojë këtë pavarësi të prokurorisë. Madje në këtë moment kritikat bazë sa i përket prokurorisë janë se kjo pavarësi rritet në papërgjegjësi, që nuk është fryma  e Kushtetutës dhe e rendit demokratik në vend...Pavarësia e pushtetit gjyqësor nuk do të thotë se, mund të bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan”. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ai komentoi se, mbledhja e zhvilluar e prokurorëve u jep sinjal të gjitha palëve të cilat do të marrin pjesë në debatin e ardhshëm kushtetues, se prokuroria është unike dhe e bashkuar dhe nuk ka dëshirë të ndryshohet statusi, ashtu siç është për momentin.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edhe nëse liderët e forcës së parë politike Bojko Borisov dhe të DPS-së Deljan Peevski bien dakord për një kabinet të përbashkët, ata do të kenë nevojë për mbështetjen e një lojtari të tretë politik

Dilema - qeveri e rregullt apo zgjedhje në vjeshtë, mbetet edhe pas 9 qershorit

Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..

botuar më 24-06-11 6.55.PD

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD