Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregulloret e reja për sigurinë biologjike - një pengesë serioze për disa fermerë

Foto: BGNES

Përpara ca kohe Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve shpalli se fermerët mund të aplikojnë për mjete për rivendosjen e dëmeve, të shkaktuara nga sëmundjet akute infektive nëpër derrat, kafshët ripërtypëse të vogla dhe zogjtë.  Paratë, të cilat i tejkalojnë 15 milionë levat (7,5 milionë euro) janë një pjesë e nën-masës për restaurimin e bujqësisë në kuadrin e Programit të zhvillimit rural për periudhën 2014-2020. Qëllimi është që t’u ofrohet mundësi fermerëve rritës të derrave, shpendëve, dhive dhe deleve të mund të kapërcejnë pasojat e pafavorshme ekonomike dhe të rivendosin popullatën e fermave të tyre.

Ajo e cila i shqetëson disa nga fermerët që rritin derra dhe kanë pësuar humbje të konsiderueshme rreth murtajës afrikane të derrave është ligji i ri për veprimtarinë veterinare-mjekësore dhe rregullorja në kompensimet. Sipas fermerit Vihren Dimitrov, rregullorja e kompensimit nuk u siguron fermerëve mbrojtje në rast sëmundjesh eventuale nëpër kafshët.  

“Ne si operatorë nuk do të marrim asgjë nga shteti, derisa më përpara merrnim kompensime – nënvizon një rritës i derrave. Kjo për ne do të thotë se ideja është që industria të mos të punojë në këtë formë, në të cilën ka punuar deri tani. Në qoftë se e krahasojmë industrinë tonë me atë të rritësve të shpendëve - dallimi është i madh. Ata paguhen paraprakisht, marrin ndihma për shkak të gripit të shpendëve, kurse ne jo. Kjo për mua është një standard i dyfishtë. Duket Brukseli ka interes që Bullgaria dhe Rumania të mos të zhvillojnë rritjen e derrave, që të mos të ketë konkurrencë. Në Bashkimin Evropian ka një super prodhim të derrave, vetëm për vitin e kaluar janë importuar 120 tonë mish derri tek ne, këto janë milionë e gjysmë derra. Kur të llogarisni vlerën - ju vet mund të bëni konkluzionin nëse shteti mendon për zhvillimin e kësaj industrie”.

Sipas zëvendësministrit të bujqësisë Janko Ivanov akuzimet në një standard të dyfishtë janë të pavend. Në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare ai vuri në dukje se për periudhën që nga viti 2018 deri tani në sferën e rritjes së derrave janë paguar rreth 170 milionë leva për shkak të murtajës afrikane. Ivanov nënvizoi se masat për një siguri biologjike duhet të futen dhe të përfshihen në të gjithë procesin prodhues, që të mund të arrijmë standardet evropiane:  


“Qëkurse aplikuam masat e reja, ne nuk kemi derra të infektuar në fermat industriale - vuri në dukje Janko Ivanov. Domethënë masat kanë qenë të drejta, pavarësisht dhe jo të popullarizuara. Ne propozojmë mundësi për një mbështetje për investime, që të mund të rriten masat për një siguri biologjike. Thënë me fjalë të tjera ne themi se çfarë duhet të bëhet, që të japim para. Përveç kësaj u japim mundësi fermerëve të blejnë kafshë të rinj. E padrejtë dhe pesimiste është të flitet, se shteti nuk bën asgjë”.  

Për një ndihmë financiare nga shteti mund të aplikojnë fermerët, të cilët janë të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë infektuese, e cila ka sjellë  deri në shkatërrimin e kafshëve. Shuma maksimale për ndihmë del në afro 2 milionë leva /1 milion euro/, ku nuk është përcaktuar përmasa minimale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD