Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefka Sëbotinova – një zë i paharruar bullgar

Foto: arkiv

Stefka Sëbotinova është mes këngëtareve më të njohura popullore bullgare e cila ka mbetur në historinë tonë kulturore me këngën “U përmbys mali”.

Historia e kësaj kënge më të njohur në repertorin e saj është gërshetuar dhe në fatin profesional të këngëtares. Kompozitori Filip Kutev i pari e vlerëson këtë perlë të vërtetë folklorike dhe interpretimin e shkëlqyer me zërin e ngrohtë dhe lirik të Stefka  Sëbotinovës. Ai e përpunon këngën “U përmbys mali” për orkestrën e ansamblit të drejtuar prej tij për këngë dhe valle popullore (sot Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”). Soliste është këngëtarja jonë e njohur. Pas kësaj, gjatë vitit 1974, kënga është e regjistruar dhe e incizuar për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Interpretimi emocionues i kësaj balade prek jo vetëm me tekstin dhe me vijën e bukur melodike, por dhe me mjeshtërinë e madhe të Stefka Sëbotinovës në interpretimin e këngëve të ngadalta, një pjesë e konsiderueshme nga repertori i saj.

”U përmbys mali” niset nëpër botë në sajë të producentit zviceran Marsell Selie. Në albumin e parë nga vargu “Misteri i zërave bullgarë”, krahas me incizimet e koreve profesionale të Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev, Ansamblit për Këngë dhe Valle Popullore “Pirin”, Ansamblit për Këngë dhe Valle Popullore “Trakia” ai përfshin dhe dy këngë në interpretim solo të Stefka Sëbotinovës - “U përmbys mali” dhe “O, moj Stanke”.

Në këtë mënyrë nis triumfi botëror i kësaj mrekullie bullgare. Gjatë vitit 1994, muzikanti francez Jacky Anona kompozon një aranzhim modern, duke ruajtur solon origjinale të Stefka Sëbotinovës. Kënga është përdorur dhe në muzikën e përshtatur për disa filma të huaj, ka një sërë përpunimesh për grupet e ndryshme. Përveç një gëzim të madh, ky sukses i sjellë dhe shumë dhimbje këngëtares, e cila akoma duke qenë gjallë thotë: “Fitova një dashuri të madhe nga populli, njohje dhe lavdi, por mjerisht duhet të të njohin dhe të të pranojnë jashtë dhe mezi atëherë të të kthejnë vëmendje në vendin tënd.”

Kontributi i Stefka Sëbotinovës për kulturën tonë folklorike nuk lidhet vetëm me njohjen botërore të këngës. Repertori i saj me këngë trake të incizuar për fondin e Radios Kombëtare është i madh. Krahas me këngët e saj solo, me një popullaritet të veçantë lëvdohen dhe duetet e saj me Tinka Peshevën – një këngëtare nga krahina e qytetit Karllovo.

Duet me Tinka Peshevën - “Speci djegës”

E lindur në fshatin Rozov Klladenec rrethi i qytetit Stara Zagora gjatë vitit 1930, Stefka Sëbotinova iku nga kjo botë gjatë vitit 2010. Ajo trashëgon  dhuntinë nga familja e saj - të ardhur nga Trakia e Egjeut. Rrugën e saj profesionale ajo e fillon pas një konkursi të suksesshëm në ansamblin e drejtuar nga Filip Kutevi - një periudhë shumë e vlefshme për rritjen e saj muzikore si një këngëtare kori. Në fillim të viteve 70  të shekullit të kaluar  ajo është zë dhe në përbërjen korale pranë Ansamblit për Këngë Popullore  të Radios Kombëtare Bullgare, më vonë i njohur me emrin “Misteri i zërave bullgarë”. Incizimet e “Misterit ...”, të cilët janë të mbledhur në albumin e dytë, me producent Marsel Selie në vargun me të njëjtin emër, fitoi dekoratën prestigjioze “Grami” gjatë vitit 1990. Stefka Sëbotinova është nga ata këngëtarë bullgarë, të cilët kanë kontribuar për lavdinë botërore të traditave tona të pasura muzikore dhe të zërave unikal. Ajo është e dekoruar me urdhrin “Stara Pllanina - shkalla e I”. Duke qen gjallë këngëtarja jonë e njohur gjithmonë ka vlerësuar publikun e vet, dhe shumë shpesh ka thënë : “Unë jam e pasur sepse i gjithë populli më do”.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Dy Zemra” e Kris Gran me video

Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit. "Zgjodha këtë këngë për të..

botuar më 24-05-17 2.25.MD
Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

“Mirëmbrëma, xhaz!” – koncert i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..

botuar më 24-05-15 9.05.PD

"Sillvia" – persona të njohur interpretojnë një këngë emblematike nga repertori i Vëllezërve Argirovi

"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i..

botuar më 24-05-14 8.00.PD