Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dashuria si vend për pushim, shpresë dhe botëkuptim

Foto: destinationdryanovo

Afërsia, përqafimi i ngrohtë, shtrëngim duarsh, puthja - të gjitha këto janë gjëra që bota na hoqi në vitin 2020 në emër të jetës dhe kështu në të vërtetë na kujtoi kuptimin e tyre të vërtetë dhe vlerën e tyre.

Dhe në se ju jeni prej njerëzve të cilët preferojnë emocionin, kujtimin, por jo arushkat prej pelushi ose çokolate do t’ju kujtojmë një nga këndet më romantike në vendin tonë  - “Stoli i Dashurisë” në afërsi të qytetit Drjanovo. Vizitorët thonë se vendi është unik sepse ju zhyt në bukurinë e një pylli të pafund, i cili gjatë verës duket si një “det i thellë i gjelbër”, dhe në të si në pëllëmbë mund të shihni Manastirin e Drjanovos, linjën hekurudhore dhe kanionin piktoresk të lumit Drjanovska.

“Stoli i Dashurisë” është dëshmitar i shumë përqafimeve dhe përkëdheljeve midis njerëzve, midis njeriut dhe natyrës. Nuk mungojnë edhe propozime për martesë këtu. Bashkia e qytetit ka vendosur tabela udhëzuese sesi të arrihet deri në “Stolin e Dashurisë”, ndërsanë libër për përshtypjen nga ky vend vizitorë nga Franca, Letonia, Rusia dhe madje edhe Kenia shkruan mesazhet e tyre.

Uluni edhe ju në këtë vend përrallor duke lexuar materialin “Stoli i dashurisë” afër qytetit Drjanovo - një vend për ndjenja të ndara mes natyrës” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiluese: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD

Festojmë Rrethprerjen e Zotit Jizu Krisht dhe Shën Vasilit të Madh

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së..

botuar më 24-01-01 10.54.PD