Në Taraklia, Tvardica, Kajraklia, Korten, Stojanovka, Parkani, në kryeqytetin e Moldavisë dhe në vendbanime të tjera ku jetojnë bullgarët, u nderua heroi kombëtar i Bullgarisë Vasill Levski me rastin e 148 vjetorit të vdekjes së tij. Para monumentit të Apostullit në Taraklia ulën kokën dhe vunë lule Krye bashkiaku i qytetit Vjaçesllav Llupov dhe konsulli bullgar Angell Marinkov.
Në Kishinev, në oborrin e Liceut Teorik Bullgar "Vasill Levski", u bënë homazhe përpara pllakës së revolucionarit. Ambasadori Evgeni Stojçev mbajti një fjalim para nxënësve, mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të Ambasadës Bullgare në Moldavi. “Ne duhet të kërkojmë atë që na bashkon, të frymëzuar nga historia dhe me një vështrim për të ardhmen”, tha ambasadori.
Me një minutë heshtje dhe me vendosjen e luleve të pranishmit nderuan veprën e Apostullit të Lirisë. Për shkak të pandemisë veprimtaritë u zhvilluan në një rreth të vogël, transmetoi BTA.
Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin..
Çelësat e 110 automjeteve të reja të terrenit të vështirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare, u dorëzuan sot në një ceremoni zyrtare nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Makinat janë blerë me financim evropian. Në..
Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër Dimitrov, të..
Ndezja e konflikteve të reja ushtarake në botë dhe lufta e rraskapitjes e Rusisë kundër Ukrainës po e përballojnë industrinë dhe shkencën e..
Zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov u takua me krerët e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së në Bullgari, njoftoi ministria. Takimi u..
Bullgaria nuk do të dërgojë personel ushtarak në territorin e Ukrainës, konfirmoi në qëndrimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe kujtoi se vetëm..