Konsulli i Nderit i Republikës se Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj u dekorua me shenjën më të lartë të nderit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë “Dega e dafinës së artë”. Dekorata i jepet atij për përpjekjet që bën në afirmimin e vlerave të përbashkëta midis dy vendeve tona dhe në mbrojtjen e interesave të komunitetit bullgar në Shqipëri. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë në respektim të të gjitha masave antiepidemike me prani të kufizuar të mysafirëve të veçantë. Para të pranishmëve nga trupi diplomatik bullgar dhe deputetëve nga Grupi Parlamentar për Miqësi Shqipëri-Bullgari ambasadori bullgar Momçill Rajçevski vlerësoi lartë punën e Selim Hoxhajit. Ndër të tjerët ai tha: “Zoti Hoxhaj gjakun e ka shqiptar, por zemrën e ka bullgare”.
Në letrën shoqëruese ministrja Zaharieva shkruan: “Meritat tuaja për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë janë të padiskutueshme. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe mirënjohjen e shtetit bullgar për angazhimin Tuaj personal për kauzën e njohjes së minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri. Me përfshirjen e tij në Ligjin e miratuar në vitin 2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në fakt ishte korrigjuar një padrejtësi historike.”
Që nga viti 2012 kur u emërua konsull nderi Selim Hoxhaj punon për thellimin e lidhjeve tradicionalisht të mira midis dy vendeve tona. Në fjalinë e rastit duke falënderuar për vlerësimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare ai theksoi, se gjithnjë ka punuar “për afrimin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”.
Përpilues: Svetllana Dimitrova
Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..
Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në..