Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i..