Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 1 korriku PKK Ilinden-Eksohi hapet për turistët dhe qytetarët

Foto: arkiv

Nga 1 korriku pikëkalimi kufitar Ilinden-Eksohi do të hapet për makinat dhe turistët. Lajmi u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke dhe u konfirmua nga Konsulli i Përgjithshëm bullgar në Selanik Vlladimir Pisançev. Për shkak të pandemisë, PKK-ja u mbyll për një vit për makinat dhe turistët. Kjo çoi në protesta biznesi në të dy anët e kufirit. Të pakënaqurit kërcënuan se do ta bllokojnë PKK Kullata nëse problemi nuk zgjidhet. Nga 1 korriku, puna e PKK-së Promahon do të forcohet me 20 oficerë policie. Pritet që edhe Greqia të hapë kufirin me Republikën e Maqedonisë Veriore për turistët në pikën e kontrollit Bogorodicaa, gjë që do ta ulë presionin te Kullata - Promahon.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD