Sulmi me shtetësinë e dyfishtë kundër Ministrit të Ekonomisë Kirill Petkov synon të bëjë të pakuptimtë dhe të vërë në dyshim legjitimitetin e të gjitha akteve të kabinetit të përkohshëm, tha para gazetarëve Presidenti Rumen Radev. Sipas tij, qeveria e përkohshme ka prekur seriozisht interesat e mafias dhe ka hedhur dritë mbi veprimet e saj, duke ndërprerë shumë skema.
"Ju i shihni digat e zbrazëta, tashmë është e qartë se sa para janë paguar për riparimet, ju patë edhe ku derdhen kreditë e Bankës Bullgare për Zhvillim," komentoi Kreu i Shtetit.
Sipas tij, "të korruptuarit" po kërkojnë një arsye juridike për ta kthyer orën në kohën e Bojko Borisovit, kur GERB parazitonte buxhetin. Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për rastin e pasaportës kanadeze të Kirill Petkovit në bazë të fakteve dhe përgjigjes së Kanadasë.
Google jep 1 milion dollarë për bursa për shkencëtarët e rinj që punojnë në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një nga dhurimet më të mëdha të bursave..
Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene”..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në..
Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6..