Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi i tregut me Rumaninë nuk do të ndikojë ndjeshëm në çmimet e energjisë elektrike

Foto: BGNES

Bashkimi i ardhshëm i tregut me Rumaninë nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në çmimet e energjisë elektrike. Kjo u tha nga drejtori ekzekutiv i shkëmbimit të energjisë Konstantin Konstantinov. Përpara komisionit parlamentar të revizionit, i cili po merr parasysh çmimet e larta të energjisë elektrike në bursë, Konstantinov shpjegoi: "Bashkimi i tregut me Greqinë dhe çdo bashkim tjetër tregu nuk ndikon në çmime. Prandaj, ne apelojmë që të mos presim ndonjë mrekulli edhe nga bashkimi i tregut me Rumaninë ".

Kritikës se vendi ynë eksporton energjinë e tij të lirë jashtë dhe shet energji elektrike të shtrenjtë në tregun bullgar, drejtori ekzekutiv i Holding Bullgar të Energjetikës Valentin Nikollov iu përgjigj: "Ne e plotësojmë deficitin në rajon, jo në Bullgari. Nuk ka asnjë deficit në Bullgari. Gjërat po shkojnë keq në rajon për sa i përket çmimit, nëse nuk ndërtohen objekte të reja ".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD