Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deljan Peevski është një nga bullgarët në "Dosjet e Pandorës"

| rinovuar më 21-10-05 4.11.MD
Deljan Peevski
Foto: BGNES

Ish-deputeti dhe manjati i medias Deljan Peevski ka pasur tre kompani off-shore dhe kjo е fajëson për fshehje tatimesh. Të dhënat janë nga hetimi ndërkombëtar "Dosjet e Pandorës", pjesë e të cilit është faqja Bird.bg.

Ndërsa ka qenë pronar i kompanive, Deljan Peevski ka qenë deputet dhe nuk i ka shënuar ato në deklaratat e pronësisë të paraqitura prej tij, vë në dukje Bird.bg.

Rregullorja e Parlamentit u ndalon shprehimisht deputetëve për të marrë pjesë në organet e menaxhimit ose  të kontrollit të shoqërive tregtare.

Emri i politikanit tjetër bullgar që u përmend në "Dosjet e Pandorës" ende nuk dihet. Dosjet akuzuan më shumë se 300 politikanë nga më shumë se 90 vende për evazion fiskal.

Biznesmeni dhe ish deputet i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Deljan Peevski e caktoi informacionin e përhapur si i rremë. Në një qëndrim me shkrim për mediat, ai thekson se gjithmonë i kishte deklaruar siç duhet dhe në përputhje me ligjin autoriteteve kompetente të gjithë pronën e tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet platforma për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD