Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane është një parajsë në malin Pllana pranë kryeqytetit. Besohet se manastiri i shenjtë u themelua gjatë sundimit të mbretit Samoil në fund të shekullit të dhjetë. Sipas një legjende, gjatë gjuetisë në zonë, Samoili vrau një dre, i cili derdhi lot të mëdhenj para se të vdiste. Mbreti u emocionua aq shumë sa urdhëroi të ndërtohej një manastir në këtë vend për nder të Shën Kryeengjëllit Mihaill, i njohur si mbrojtës i shpirtrave dhe luftëtar kundër së keqes.
Në ditët e sotme kompleksi përfshin një kishë, kishat e vogla "Fjetja e Hyjlindëses Mëri " dhe "Shën Ivan Rillski", si dhe ndërtesa banimi dhe fermash. Në vitin 2000, në oborrin e tij u ndërtua një kambanore. "Shën Kryeengjëlli Mihaill" ruan relike unike që lidhen me epokën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393) dhe Mbretin Ivan Shishman - sundimtari i fundit bullgar para rënies së Bullgarisë nën sundimin osman.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane ka dy festa tempulli - më 8 nëntor festohet Dita e Shën Kryeengjëllit Mihaill, dhe më 15 gusht - Dita e Nënës së Shenjtë të Zotit. Manastiri është shpallur monument kulture.
Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë, të zhytur në histori dhe legjenda,mund të lexoni në artikullin “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaA e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...
Në një deklaratë në televizionin e vetëm atëherë kombëtar më 29 maj 1989, Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov, i bën..