Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul që energjia bërthamore të njihet si e gjelbër

Foto: ЕPA/BGNES

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Bullgarinë që energjia bërthamore të njihet si një mjet për arritjen e qëllimeve të marrëveshjes së gjelbër. Nuk është në interes të investitorëve nëse ajo njihet vetëm si instrument i përkohshëm. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në Bruksel para Këshillit Evropian.

I pyetur nëse pret presion nga partnerët për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit, Radev tha se vendi u ka dhënë të gjithëve një mundësi të plotë për t'u vaksinuar. “Është e rëndësishme se Bullgaria arriti ta përballojë pandeminë pa e mbyllur vendin, gjë që do të kishte pasoja katastrofike”, theksoi Presidenti.

Radev gjithashtu theksoi se ka tensione ndërmjet BE-së dhe Rusisë, por një numër i liderëve evropianë janë të mendimit se duhet kërkuar dialog dhe deeskalim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi nivelin e detit, mbulesa e borës arrin 5-10 cm. Sipas parashikimit të motit të Institutit Kombëtar..

botuar më 24-05-04 11.36.PD

Mbledhja e fundit e lyerjes së vezëve të Pashkëve në kryeqytet

“Gjithçka ofrohet – bojëra, materiale harxhuese, vezë. Do të ketë shumë lojëra dhe argëtime të ndryshme si për fëmijët më të vegjël ashtu edhe për adoleshentët më të mëdhenj”, tha Maria Tonchina nga fondacioni. Fëmijët e kombësive të..

botuar më 24-05-04 11.06.PD

Parashikimi i motit për 4 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 9°. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe..

botuar më 24-05-03 6.36.MD