Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mekanizëm për transparencë të investimeve do të lidhë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Foto: Facebook/VladaMK

Pas takimit të sotëm të grupit të punës për ekonomi, tregti dhe inovacion Ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit Daniel Lorer dhe Fatmir Besimi - Ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallën një Mekanizëm për transparencë të investimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Mekanizmi do të synojë që çdo investitor nga Bullgaria apo Maqedonia e Veriut të jetë në gjendje, në rast se ka dyshimin më të vogël për diskriminim apo trajtim të pabarabartë nga autoritetet qendrore, të sinjalizojë për problemet, kështu qe ato të arrijnë nivelin më të lartë politik.

“Nuk e dimë nëse kjo po ndodh, por duam të kemi transparencë që të mos ketë spekulime”, tha Ministri Lorer. Ai premtoi se në kuadër të Mekanizmit do të sigurohet mbështetje për zonat rurale. Grupet e reja të punës muajin e ardhshëm do të punojnë për përmirësimin e mjedisit për investime, bujqësi, standarde ekonomike në të dyja anët e kufirit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD