Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarku bëri thirrje që t’i hapim zemrat vuajtjeve në Ukrainë

Patriku Neofit
Foto: bg-patriarshia.bg

Patriarku bullgar Neofit drejtoi një mesazh për Ditën e Çlirimit të Bullgarisë.

Kthehemi mendërisht në kohën kur, me përpjekjet e bashkuara të heronjve të panumërt të njohur dhe të panjohur, Zoti na dha sërish lirinë. Kujtimin e luftëtarëve e ruajmë edhe sot. Shembulli dhe vetëflijimi i tyre na frymëzon dhe na detyron të ruajmë lirinë dhe pavarësinë së bashku me paqen, tha Patriku.

“Liria është ajo që na dallon si kurora e krijimit të Zotit. Ta ruajmë dhe ta mbajmë atë do të thotë të mbajmë imazhin e Zotit në ne. Të gjithë, sipas forcës dhe aftësive të tyre, le të hapin zemrat e tyre për të gjithë vëllezërit dhe motrat që vuajnë dhe janë larg shtëpive të tyre për shkak të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që janë në nevojë”, thirri Patriku.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 qershorin 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pas drekës do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 33°..

botuar më 24-06-10 1.05.PD
Nikollaj Markov (majtas) dhe Ivelin Mihajllov

Kush është lojtari i ri politik - partia “Veliçie”

Partia politike “Veliçie” (“Madhështia”) është regjistruar më 25 korrik 2023, me seli në fshatin Vetrino të rajonit të Varnës (Bullgaria Verilindore). Ajo u themelua nga Ivelin Mihajllov, krijuesi i atraksionit turistik "Parku Historik" pranë..

botuar më 24-06-10 12.49.PD

Numërimi paralel i Gallup, me 65% të kampionit, e vendos “Veliçie” në parlament

Rezultatet e regjistrimit paralel të agjencisë sociologjike “Gallup”, me 65% të kampionit, tregojnë këto rezultate pas zhvillimit të zgjedhjeve për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor: GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/ – 24,5%, ose 67 vende;..

botuar më 24-06-10 12.04.PD