Qendra rajonale e shtypit e Agjencisë “Dogana” në Svilengrad njoftoi se gjatë kontrolleve rutinë të rastësishme, doganierët në pikën kufitare "Kapitan Andreevo "kanë gjetur gati shtatë kilogramë bizhuteri ari. Bizhuteritë kapin vlerën e përgjithshme prej 413 298.5 euro.
Sasia më e madhe - 5,446,1 gram ari, me vlerë 343 104 euro, u gjet gjatë kontrollit të një makine që transportonte katër shtetase moldaviane që hynë në vend më 19 mars nga Turqia. Sipas ekspertizës, produktet janë prej ari 14 dhe 21 karatësh.
Një ditë më parënë një makinë me targë bullgare u gjetën bizhuteri floriri me peshë 587,70 gram me vlerë 27034 euro.
Rasti i tretë është i datës 17 mars, kur tek shoferi i një kamion që ka udhëtuar nga Turqia për në Angli janë gjetur 938,28 gramë bizhuteri floriri me vlerë 43,160.5 euro. Për rastet në fjalë janë nisur procedura paraprake.
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore. Të martën reshjet nga veriu do të fillojnë të ndalen, por do të vazhdojnë të..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur "Kompas" do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë dhënie këshillash dhe informacioni,..
Nisma për një diplomë të përbashkët evropiane vendos themelet e hapësirës së përbashkët arsimore evropiane, tha Komisionerja Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën, Arsimin dhe Rininë Iliana Ivanova në një takim në..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..
Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik..
Qëllimi është të bindeni për drejtësinë e të gjitha proceseve që do të zhvillohen gjatë zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër..