Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 prill – Dita Ndërkombëtare e Zogjve

Parku natyror “Persina”, ku zotërinjtë janë zogjtë

10
Foto: persina.bg

Një arkipelag jashtëzakonisht i bukur shtrihet në mesë të ujërave të vrullshëm të lumit Danub, midis qyteteve Nikopoll dhe Belene. Ndër këto copa toke lundruese spikat Persin – ishulli më i madh bullgar dhe i katërti për nga madhësia përgjatë rrjedhjes së Danubit. Gjatësia e tij është 15 kilometra, ndërsa gjerësia – 6 kilometra. Emrin e tij mban edhe Parku Natyror “Persina”, i cili përfshin disa ishuj dhe ligatina ngjitur, ku në çdo kohë dëgjohet cicërima e zogjve të shumtë. Këtu zotërinjtë nuk janë njerëzit, por zogjtë.


Zona është shtëpia e mbi 220 specieve me pupla. Disa prej tyre janë tëkërcënuar në përmasë botërore. Ndër banorët e pyjeve të përmbytura dhe kënetave dallohet kormorani i vogël (Palacrocorax pygumeus), pata me gjoks të kuq (Brantaruficollis), zhytësi me sy të bardhë (Aythya nyroca), gërvishtja e livadhit (Crex crex), shqiponja e detit (Haliaeetus) dhe zogj të tjerë më të vogël dhe më të mëdhenj, për të cilët kujdesen pronarët e parkut.


Një krenari vendëse është kolonia e pelikanëve kaçurrelë, e cila është edhe më e madhe se sa ajo në Rezervatin “Srebërna”, që ndodhet nja 300 km në lindje përgjatë rrjedhjes së Danubit. Zogu më i madh në gjerësinë tonë gjeografike është sidomos atraktiv me kokën e tij kaçurrele dhe me torbën nën shqepin. Ushqehet kryesisht me peshk dhe folezon në koloni. Është gjithashtu çuditërisht konservator - pasi zgjidh një vend foleje, mbetet atje përgjithmonë, mësojmë nga Veselin Koev, kryeekspert në Drejtorinë e Parkut Natyror “Persina”.

“Që prej disa vitesh me veprime të përbashkëta të organizatave joqeveritare, arritëm të tërheqim pelikanin kaçurrel si specie folezuese edhe në parkut tonë. Fillimisht ai folezonte vetëm në Rezervatin “Srebërna”, por u transferua edhe këtu në “Persina”. Para nja 2-3 vitesh për koloninë krijuam një platformë speciale dhe që nga pranvera e kaluar kemi çifte folezuese, që tashmë u riprodhuan” – nuk fsheh krenarinë e tij Veselin Koev.


Tani zogjtë po bëjnë vezë që do të çelen së shpejti. Pritet që në mesin ose në fund të muajit prill të çelet brezi i ri i pelikanëve kaçurrelë. Mirëpo, sivjet ka një problem. Në Ballkan u përhap gripi i shpendëve. Shumë koloni u prekën në liqenin e Prespës në Greqinë fqinje dhe në deltën e Danubit në Rumani. Dhe nga këto rajone, zogjtë shpesh fluturojnë në “Persina”. Por tani për tani, zogjtë tanë janë gjallë dhe shëndoshë, na qetëson Veselin Koev. Por ka një shqetësim tjetër:

“Tani kemi nja 30 çifte pelikanësh kaçurrelë. Nuk mund të them se viti i tanishëm është më i miri për folezim.  Shkaku është se niveli i lumit Danub është shumë e ulët dhe moçalishtet janë pothuajse të thata. Dhe kjo nuk është shumë e përshtatshme për folezimin e pelikanëve kaçurrelë dhe llojet e tjera zogjsh. Megjithëkëtë kolonia bënë foletë te ne. Tani për tani çiftet nuk janë aq shumë si vitin e kaluar kur tek ne kishte mbi 80” – shpjegon Veselin Koev.


Ishulli Persin afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion për turizëm ekologjik. Vitet e fundit këtu organizohen xhiro për vëzhgimin e zogjve. Për këtë qëllim u ndërtuan kulla vëzhgimi për ornitologët dhe për adhuruesit e zogjve, si dhe rruga të ngushta asfalti që kalojnë pranë kënetave.

Parku Natyror Bullgar është pjesë e Asociacionit Ndërkombëtar të Parqeve të Danubit, i cili përfshin nja 20 zona të mbrojtura që nga Gjermania deri në deltën e lumit Danub në Rumani. Përfaqësuesit e tyre punojnë bashkërisht mbi disa projekte të përbashkëta të lidhura me ruajtjen e këtyre pasurive unike lumore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, persina.bg, bspb.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD