Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë fotografike në Berlin tregon 7 vitet e fundit të piktorit Andrej Daniel

Foto: Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin

Një reportazh i shkurtër me theks vizual nga shtatë vitet e fundit të artistit, mësuesit dhe të njeriut të urtë të madh Prof. Andrej Daniel / 1952 - 2020 / do të prezantohet më 4 maj në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin.

“Patëm rastin të shikohemi më shpesh në bazë të shkaqeve të ndryshme në këto vite të tij të fundit jo vetëm për shkak të miqësisë sonë, por dhe për shkak të përgatitjes së ekspozitave të tij dhe të ekspozitave të nxënësve të tij, për të cilët ai bënte shumë”- tregojnë organizatorët nga fondacioni “Vëpreki”/”Pavarësisht se”/.

Ekspozita është për kujtim të piktorit Andrej Daniell dhe të gazetarit Stefan Xhambazov, i cili është autor i fotove. Pavarësisht se nuk e përcakton veten e vet si fotograf, Xhambazov ka një koleksion të pasur prej fotografive dhe ekspozitave të ngjashme. Fotografitë në një shkallë të madhe janë kryesisht reportazhe, sepse unë nuk e rregulloj kurrë personin për fotografinë - pohoi duke qenë akoma gjallë Stefan Xhambazov dhe shtoi: Zakonisht flasim për 7 vjetët e para të një njeriu. Por këtu fotot tregojnë disa momente nga 7 vjetët e fundit nga jeta e një njeriu, gjithashtu i rëndësishëm dhe magjik nga rruga e tij tokësore. Në to për Andrej kishte shumë emocione pozitive - njohje, punë në Akademinë në Sofje dhe në filialin në Burgas, por dhe një sëmundje të rëndë. Por ai nuk ju dorëzua sëmundjes, punonte dhe jepte mësim deri në fund dhe ishte shumë i lumtur. Sepse pohonte dhe besonte se njerëzit e artit  duhet të sintezojnë kuptimin. “

Arti dhe etika janë të ndërthurura, dhe roli i mësuesit të artit është të sintetizojë individualitetet - tha para disa kohësh Prof. Daniell në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD