Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maratona e Varnës nis drejt “horizontit detar” me një numër rekord pjesëmarrësish

Foto: Facebook/@marathonvarna42km

Një numër rekord pjesëmarrësish do të startojnë gjatë kësaj të diele (më 8 maj) në maratonën e atletikës së lehtë në Varna, që është një pjesë nga iniciativa “Vrapimi si një mënyrë jetese”. Fokusi mbi pjesëmarrjen bullgare provokoi një interes të madh ndaj kësaj ngjarjeje, gjë e cila imponoi që të sigurohen numra shtesë për startin. Për pjesëmarrje janë regjistruar mbi 760 atletë, mes të cilëve ka miq nga Anglia, Gjermania, Rumania e të tjera.

Nisja është në orën 9.30 nga sheshi “Nezavisimost” (“Pavarësia”) pranë Operës së Varnës. Së pari nisen pjesëmarrësit në maratonën klasike, pas tyre në çdo pesë minuta do të nisen këta në gjysmë maratonën dhe në fund vrapuesit në 10.5 kilometra.

Atletët do të vrapojnë përsëri mes gjelbërimit të parkut, kurse përpara syve të tyre do të jetë dhe horizonti detar. Prej disa vjetëve traseja është e certifikuar dhe u përgjigjet kërkesave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Fituesit e maratonës klasike do të shpërblehen me çmime në para.  Shtesa-bonos do të marrin dhe më të shpejtit në të gjitha vrapimet mes “veteranëve” mbi 45 vjeç.

Iniciativa është e Bashkisë së qytetit Varna, e cila e ktheu maratonën në një nga ngjarjet emblematike pranverore për kryeqytetin tonë detar, kurse starti i ardhshëm nga iniciativa ”Vrapimi si mënyrë jetese” do të jetë më 9 tetor në Sofje.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..

botuar më 24-06-06 11.39.PD

Rositsa Dençeva e nisi me fitore në Roland Garros

Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..

botuar më 24-06-04 11.26.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov për herë të parë do të luajë në çerekfinale në Paris

Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..

botuar më 24-06-03 8.51.PD