Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja do të marrë kredi të reja për të mbështetur Ukrainën

Foto: Pixabay

Presidenti amerikan Joe Biden firmosi ligjin e miratuar nga Kongresi për kredi-qira në mbrojtje të demokracisë në Ukrainë. Kjo do të lejojë që Shtëpia e Bardhë të financojë mbrojtjen ushtarake të Ukrainës kundër agresionit rus pa vonesa administrative. Ligji përsërit aktin e presidentit Franklin Roosevelt nga viti 1941, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara financuan aleatët e tyre kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë Bashkimin Sovjetik, njofton REUTERS.

Komisioni Evropian planifikon të qarkullojë një borxh të ri të përbashkët prej 15 miliardë eurosh për të financuar Ukrainën gjatë 3 muajve të ardhshëm, raportoi POLITICO, duke cituar diplomatë në Bruksel. Mekanizmi do të jetë i ngjashëm me programin SURE të shfrytëzuar gjatë pandemisë së koronavirusit.

Presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi krijimin e një grupi pune për pagesat ndërkombëtare, detyrat e të cilit përfshijnë përcaktimin e kushteve për transaksionet me vendet “armiqe”, transmeton TASS. Polonia dhe Bullgaria refuzuan të përmbushin kërkesat ruse dhe Moska ua ndërpreu gazin. Kremlini thotë se e njëjta gjë do të ndodhë me këdo tjetër që nuk respekton kushtet e reja të pagesës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB: Ne nuk mundemi vetëm me DPS, PP-DB nuk mundet me GERB dhe DPS

"Askush nuk mund të arrijë sukses pa pranuar ndihmën e të tjerëve. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën!". Kështu ka shkruar në profilin e tij pas ditës së zgjedhjeve kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Më herët gjatë ditës ai u shpreh për mediat..

botuar më 24-06-09 11.42.MD
Kalin Stojanov

MPB: Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe..

botuar më 24-06-09 11.21.MD
Kornelija Ninova

BSP: Ne nuk do të mbështesim GERB

“Ne jemi të shqetësuar për pjesëmarrjen e ulët të votuesve, që është shenja e radhës shumë serioze për të gjitha partitë politike. Të gjithë duhet të nxjerrim një përfundim nga kjo dhe të marrim masa”, u tha gazetarëve kryetarja e Partisë..

botuar më 24-06-09 11.09.MD