Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u forcuar kontrolli i cilësisë së produkteve bujqësore të importuara nga Turqia

Foto: EPA/BGNES

Lufta për kufirin është luftë për shtetësi, i tha Kryeministri Kirill Petkov Zëvendësministrit të Bujqësisë Ivan Hristanov. Të dy diskutuan sigurinë e kufirit me Republikën e Turqisë gjatë importimit të produkteve bujqësore në Bullgari. Petkov theksoi se kufiri me Turqinë është i jashtëm jo vetëm për Bullgarinë por edhe për BE, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Zëvendësministri Hristanov dhe Ambasadorja turke në Sofje Aylin Sekizkyok do të vizitojnë pikën kufitare “Kapitan Andreevo” më 23 maj. Aty tashmë ka një laborator, ku frutat dhe perimet e importuara testohen për pesticide. Me këtë për herë të parë pas 10 vitesh shteti riktheu kontrollin e kufirit, tha Hristanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 qershorin 2024

Të shtunën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja...

botuar më 24-06-07 7.35.MD

Po riparojnë me urgjencë gardhin përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Këshilli i Ministrave urdhëroi riparimin urgjent të gardhit përgjatë kufirit tonë me Turqinë me një vendim të datës 6 qershor, njoftoi BNR Burgas. Punimet urgjente të riparimit dhe restaurimit të objektit inxhinierik duhet të përfundojnë deri më..

botuar më 24-06-07 6.36.MD

Po përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet 2 në 1 në Bullgari

Sot, 7 qershor, është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet "2 në 1" në Bullgari - për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, që do të mbahen më 9 qershor. Sonte në mesnatë përfundojnë fushatat e formacioneve politike dhe agjitacionet..

botuar më 24-06-07 3.38.MD