Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Serbi duan të jenë një urë lidhëse drejt Bullgarisë dhe BE-së

Ilijana Jotova
Foto: stop kuadër

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi konferencën “Zërat bullgarë për Evropën” në Bosilegrad të Serbisë. Forumi organizohet nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), me mbështetjen e Parlamentit Evropian. Jotova theksoi se bizneset bullgare dhe serbe duhet të investojnë në Bosilegrad, sepse në këtë mënyrë të rinjtë mund të gjejnë perspektivë dhe të qëndrojnë në vendet e tyre të lindjes.

“Evropa është para së gjithash të drejtat e njeriut. Aty ku mungojnë, Evropa nuk ekziston dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjitha vendet - si ata që janë tashmë anëtarë të BE-së ashtu edhe ata që kanë nisur për në atje”, tha Nënpresidentja.

“Fatkeqësisht, kohët e fundit shihen procese që tregojnë një tërheqje nga vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor”, tha në forum Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Nish Dimitër Canev.

“Duke folur për Evropën, e kemi parasysh vendin ku shkojnë fëmijët tanë për të kërkuar të ardhmen e tyre. BE-ja duhet të jetë kudo ku jetojnë njerëzit, t’u japë atyre mundësinë të punojnë, të investojnë, të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ndjehen të lirë në një botë demokratike. Rruga drejt BE-së është rruga të cilën duhet ta ndjek Serbia”, tha në diskutim Nevenka Kostadinova, deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Progresive Serbe në pushtet.

“Si pakicë ne duam të jemi një urë që lidh, jo një urë nëpër të cilën kalohet”, shtoi Kostadinova.

Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për mbështetje aktive shtetërore për komunitetet historike bullgare jashtë vendit dhe mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Ai dha si shembull Hungarinë, ku me “të gjitha kritikat” ndaj Victor Orbanit, që nga viti 2016 ai ka investuar 350 milionë euro në komunitetet hungareze jashtë vendit. Kovaçev kërkoi ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare dhe procedura të shpejta, të lehta dhe transparente për marrjen e shtetësisë bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla e Mesme Matematikore

Medalje argjendi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Filozofisë për një nxënës të klasës së njëmbëdhjetë nga Ruse

Nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë Vencisllav Velev nga Shkolla e Mesme Matematikore "Baba Tonka" në qytetin Ruse fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Filozofisë, e cila u mbajt në Helsinki. Vetëm dy nxënës kishin rezultat më të..

botuar më 24-05-21 5.44.MD

Shpallën një iniciativë për të kremtuar "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë"

Të tre mediat publike shpallën një nismë të përbashkët - "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë". BNT, BNR dhe BTA do të krijojnë një Komitet Iniciator për të shënuar 1350 vjetorin e ardhshëm të themelimit të shtetit bullgar në 2031. Nisma është një..

botuar më 24-05-21 11.06.PD

Një nekropol dhe një manastir u zbuluan në terren për një stacion të ri autobusi në Sozopol

Arkeologët zbuluan gjetje të jashtëzakonshme gjatë gërmimeve për një stacion të ri autobusi në qytetin Sozopol të Detit të Zi. U zbulua një manastir që daton rreth fundit të shekullit të XI-të. Brenda kufijve të tij u gërmua edhe një kishë nga..

botuar më 24-05-20 8.18.MD