Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti Kiprian: Ai që i afrohet muzikës kishtare, ai i afrohet dhe Zotit

Foto: bg-patriarshia.bg

Ka mënyra të shumta që Zoti të hyjë në zemrat tona, dhe njëra prej tyre është përmes fjalëve të veshura të zhytura në muzikë.Prandaj në Liturgjinë e Shenjtë tingëllojnë psalme, por ato shkojnë edhe përtej tempullit për të arritur tek sa më shumë prej nesh.Gjuha universale e muzikës nganjëherë del se është rruga më e shkurtër midis zemrës njerëzore, mesazheve të besimit dhe Zotit.

Kisha e Shenjtë Ortodokse kremtoi dje mrekullinë e ndodhur më 11 qershor 982 - takimin e një murgu bullgar me “ambasadorin” e providencës së Zotit. Sipas legjendës, Kryeengjëlli i Shenjtë Gavriill iu shfaq dishepullit të një kleriku në malin Athos për të lënë trashëgim lutjet për lavdërimin e Nënës së Zotit, të cilat ai i shkroi në një pllakë guri.

Në lidhje me këtë tanimë 18 vjet në Pomorie po zhvillohet festivali ndërkombëtar i muzikës ortodokse “Shën Mëria-dostojno est”.


Gjatë lindjes së Zotit Jezu Krisht, një kor engjëjsh shpalli ardhjen e tij në tokë me himnin e përjetshëm "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, vullnet dhe mirësi mes njerëzve"-tregon mitropoliti i Stara Zagorës Kiprian, i cili е bekoi ujin përpara kishës “Lindja e Shën Mërisë” me rastin e fillimit të festivalit. Muzika është kjo e cila është në organizmin njerëzor, zëri është ai i cili e lavdëron Zotin. Prandaj dhe muzika ortodokse ka kaq shumë nuanca - si vuajtje, kështu dhe gëzim, himne lutje. Prandaj dhe ai i cili do që ti afrohet asaj , padyshim që në këtë mënyrë i afrohet dhe Zotit”.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit për një muzikë ortodokse mblodhi 22 grupe korale, kryesisht nga Bullgaria dhe katër të huaja - dy nga Serbia dhe nga një nga Rumania dhe Moldavia. E gëzueshmja është se, në të gjitha ato marrin pjesë kryesisht këngëtarë të rinj.

“Përpara kohe kishte kore, të cilat ishin të përbërë prej njerëzve të rritur, sepse ata kishin shkuar në kishë dhe kishin mësuar një të kënduar kishtare - vazhdon Mitropoliti Kiprian. Pas kësaj tradita u ndërpre, por tani ne mbështetemi më tepër tek njerëzit e rinj  nga Seminari Teologjik dhe Akademia për ta vazhduar atë, si në këndimin kishtar lindor ashtu edhe në muzikën korale të shumëzëshme. Kështu që të rinjtë janë në themel të çdo gjëje. Mirëpo, ata duhet së pari të marrin edukim shpirtëror që më pas të vazhdojnë punën e shërbesës si priftërinj, por edhe si këngëtarë kori dhe dirigjentë, sepse muzika është një art që do të ekzistojë derisa të ekzistojë edhe bota.”

Sipas shërbyesit kishtar Kirill Popov nga kisha e kryeqytetit “Sveta Nedelja” /“Shën e Diela”/, muzika mund të jetë gjithashtu një rrugë drejt njohjes së Zotit.


“Kuptohet se, kjo po kështu është një lloje edukate, me fjalë të tjera një ushqim shpirtëror për të gjithë ne - thotë ai. Nëpërmjet këngëve kishtare ne marrim gëzim në Zot. Dhe le të jetë kështu edhe në të ardhmen, le të dimë se kjo është urata e Zotit për njerëzit - gëzimet njerëzore.  Përpara ca kohe pata mundësinë të shikoj jashtë shtetit sesi pjesa më e madhe e njerëzve në rrugë janë me fytyra të freskëta e të buzëqeshura e të ndritshme dhe këndojnë thjesht prej gëzimit, pavarësisht nga sprovat. Sprovat janë për tu evituar, por jo dhe të jetojmë me to. Por, në të gjitha rastet ne duhet të kemi një shpirt dhe frymë të gëzuar dhe gëzim tek Zoti”.

Dhe çfarë mjeti më lartësues mund të gjejmë se lutjet dhe këngët hyjnore që na transportojnë nga toka në qiell:“ Në tempull, çdo lavdërim, çdo një mirënjohje, çdo ngjarje shpëtimtare është fryt i zemrës dhe i dashurisë për të afërmin,” përfundon mitropoliti Kiprian.

Përpiloi: Diana Cankova në bazë të intervistës së Ana-Maria Krësteva nga programi “Hristo Botev” i BNR-së.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bg-patriarshia.bg, dveri.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kushtet dhe arsyet për marrjen e shtetësisë bullgare

Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje..

botuar më 24-05-07 7.15.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Në kohë krizash, luftërash dhe pasigurie, ne nuk mund të lejojmë të neglizhojmë ushtrinë bullgare

“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e..

botuar më 24-05-06 1.26.MD

Kisha bullgare "Shën Gjergji Fitimtar" në Edrene feston 20 vjet nga restaurimi i saj

E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..

botuar më 24-05-06 6.20.PD