Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëto, beso dhe dashuro – fati i pabesueshëm i Elena Krapçevës

Foto: arkiv personal

Jeta e saj është si një film...ose si një version i filmit “Ha, lutu dhe dashuro”, por në variantin bullgar. Kurse mësimi është - beso në veten tënde dhe përqafo lirinë, sepse fati i do trimat. “Mbase ajo të cilën e mësova gjatë të gjitha këtyre viteve është se, njeriu  duhet të thotë PO për të gjitha gjërat që i sjellë jeta” - thotë Elena Krapçeva - udhëtare, aventuriere, vlogere, financiere, regjisore, ëndërruese.. .Për të gjitha përjetimet e saj ajo tregon  në kanalet e saj në You Tube në gjuhët bullgare dhe angleze me kuadro fantastike nga cepat më të mahnitshëm të planetit.

Përpara Radio Bullgarisë Elena rendit kujtimet më mbresëlënëse nga shtegtimet e veta nëpër botë:

“Në Sri Lanka u gjenda në shoqërinë e djalit të Ministrit të Brendshëm gjatë problemeve me Tigrat Tamil. Ne u gjendëm në disa makina të blinduara dhe kështu e njoha vendin nga një këndvështrim tjetër. Unë jetova në Tajlandë, në një tempull me murgj, ku studioja mënyrën e jetesës monastire. Në Argjentinë vallëzova tango në një prej klubeve më interesante, ku u njoha nga afër me shkrimtarët, poetët dhe këngëtarët e tyre të shkëlqyer. “

Jeta e Elenës është plot peripeci. Ajo lind në Sofje, por rritet në Francë, ku studion Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, por  diplomohet në Australi. Pas kësaj, fati papritmas e drejton në fushën e financave dhe transferohet në Singapor. Në një moment të caktuar krijon dhe firmë të vet në Shtetet e Bashkuara, lidhur me financat, e cila ....falimenton. Një  kthesë tjetër ndodh në bordin e një anijeje për në … Antarktidë:


Shikoni një video të Elena Krapçevës nga vargu kushtuar Antarktidës:

“U nisa për në Antarktidë fare rastësisht, në momentin e fundit. Kërkonin një grua nga një organizatë, në të cilën unë isha në bordin e drejtorëve - thotë Elena. - Dhe 14 ditë ne vrapuam nëpër shkretëtirën e akullt deri në fund të botës. Në anije takova Majk, shokun tim i cili është amerikan. Doli se, dashurinë e jetës sime e gjeta në fund të Antarktidës. U njohëm, u pëlqyem. Tani jemi vendosur në Sofje, në lagjen “Ljulin” dhe Majkut i pëlqen shumë”, tregon Elena.


Gjatë vitit 2020 Elena dhe Majk nisen për në Tajlandë. Por, i arrin pandemia! Të dy mbeten të bllokuar aty për një vit e gjysmë.

“Që të gjitha hotelet punonin me zbritje 70-80% ulje, ne ishim vetëm kudo, ishim turistët e vetëm, madje dhe na fotografonin. Pamë rreth mbi 25 ishuj tajlandez, në të cilat jetuam nga një muaj të tërë. Dhe e pamë vendin si asnjëherë përpara kësaj”. 

Pikërisht kështu lind ideja të krijojë filmin dokumentar prej 91 minutave “Strehë në Tajlandë - të ngecur në parajsë”. Premiera në kinemanë “Ljumier” në Sofje u prit me një interes të madh nga publiku bullgar. “Gjithmonë ka rëndësi se ku janë rrënjët e tua”, thotë Elena dhe shton:

“Kam qenë në më shumë se 100 vende nëpër botë dhe gjithmonë krahasoj sesi është jashtë dhe këtu. Bullgaria ka një natyrë të shkëlqyer. Ne kemi det, male, lumenj dhe liqene. Kemi njerëz të shkëlqyer dhe shumë inteligjent. Të mos flasim për potencialin, të cilin ne mjerisht nuk e përdorim. Sepse Bullgaria ka se çfarë t’i japë botës, por nuk e bëjmë. Dhe duhet që gjërat të ndryshojnë” – bën konkluzionin e saj Elena Krapçeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD