Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Përplasjet në Shkup për propozimin francez janë shqetësuese

Foto: EPA/BGNES

Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska, i quajti shqetësuese përplasjet dhe protestat në Shkup për shkak të propozimit francez për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Le t’u japim atyre mundësinë t’i shpjegojnë vërtetë shoqërisë së tyre se çfarë është kjo paketë. Qëndrimi bullgar është i qartë - ne ndjekim me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor”, shtoi ajo.

Mbrëmjen e radhës të protestave në Shkup tensionet erdhën në krye pasi rreth 30 demonstrues me kapuç filluan të hidhnin bomba dhe sende të forta ndaj ndërtesës së parlamentit dhe policisë. 47 policë u plagosën dhe 11 protestues u ndaluan. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet të vendosë për propozimin francez deri në fund të javës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Centrali atomik

Në centralin atomik “Kozlloduj”, karburanti rus zëvendësohet me karburant amerikan

Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot u mbajt një ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit me prani të ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov, ambasadorit të SHBA-së..

rinovuar më 24-05-29 1.39.MD

Në prill, bullgarët kanë udhëtuar kryesisht në Ballkan

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit në prill 2024 ishin 707 900, ose të paktën 4.9% krahasuar me prillin 2023. Numri më i madh i udhëtimeve ishte në: Turqi – 195 000, Greqi – 149 400, Rumani – 58 300, Serbi – 54 600, Gjermani – 54 600,..

botuar më 24-05-29 12.50.MD

Një ekspozitë mjekësore ndërkombëtare mbledh pjesëmarrës nga 12 vende në Sofje

Ekspozita ndërkombëtare Bulmedika/Buldental/Derma dhe Estetika 2024 hapet në Qendrën Inter Ekspo të Sofjes. Forumi, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, mbledh 180 pjesëmarrës nga 12 vende në tre kontinente. Mjekësia estetike dhe dermatologjia do të jenë..

botuar më 24-05-29 4.40.PD