Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksident i rëndë në autostradën "Trakia" me një autobus serb

| rinovuar më 22-08-15 1.34.MD
Foto: Lidija Deliradeva/Facebook

Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".

Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.

Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.

Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.

Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.

Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak për të mbështetur KFOR-in në Kosovë

Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar Forcat Rezervë Operative në Forcën e Stabilizimit të NATO-së në Kosovë (KFOR). Kështu, Bullgaria tashmë..

botuar më 24-05-21 3.52.MD

Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të votojnë në zgjedhjet evropiane në Shkup dhe Manastir

Në dy vende në Republikën e Maqedonisë së Veriut – në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Manastir, qytetarët bullgarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian më 9 qershor. Për..

botuar më 24-05-21 10.51.PD

Parashikimi i motit për 21 majin 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat nga perëndimi do të zgjerohen dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje shiu afatshkurtra...

botuar më 24-05-20 7.35.MD