Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mike Pompeo: Bullgaria mund të bëhet një qendër energjetike për Evropën Juglindore

Foto: arkiv

Bullgaria mund të bëhet qendra energjetike e Evropës Juglindore, tha ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një leksion në Sofje. Ai denoncoi agresionin rus në Ukrainë dhe akuzoi Perëndimin, duke përfshirë administratën e Joe Biden, se nuk i furnizon Kievit armë të mjaftueshme për ta fituar luftën më shpejt. Arma më e fortë e Moskës janë furnizimet energjetike, beson gjithashtu diplomati amerikan, sipas të cilit Evropa duhet të çlirohet nga furnizimet ruse dhe të mbështetet në burimet e veta. Është në këtë kuptim që Pompeo sheh një mundësi për zhvillimin e potencialit energjetik bullgar, njoftoi gazetarja e BNR Marta Mladenova. Ish-sekretari i shtetit bëri thirrje gjithashtu për rimëkëmbjen e minierave shist, që sipas tij është një hap i rëndësishëm drejt burimeve më të gjelbra të energjisë.

Pompeo ndodhet në Bullgari me ftesë të Kryetarit të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari Kirill Domusçiev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Korridori i Gjelbër” për kamionë me mallra që prishen në pikën kufitare Vidin-Kallafat

Për të lehtësuar trafikun e rënduar përmes Urës së Danubit 2, së bashku me autoritetet rumune, u sigurua i ashtuquajturi "korridor i gjelbër" për kalimin e automjeteve të mallrave që transportojnë mallra që prishen, kafshë të gjalla dhe mallra të..

botuar më 24-05-29 2.23.MD
Centrali atomik

Në centralin atomik “Kozlloduj”, karburanti rus zëvendësohet me karburant amerikan

Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot u mbajt një ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit me prani të ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov, ambasadorit të SHBA-së..

rinovuar më 24-05-29 1.39.MD

Në prill, bullgarët kanë udhëtuar kryesisht në Ballkan

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit në prill 2024 ishin 707 900, ose të paktën 4.9% krahasuar me prillin 2023. Numri më i madh i udhëtimeve ishte në: Turqi – 195 000, Greqi – 149 400, Rumani – 58 300, Serbi – 54 600, Gjermani – 34 800,..

botuar më 24-05-29 12.50.MD