Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fizarmonicisti i njohur Dimitër Angellov në moshën 80 vjeçare: "Muzika është ëndrra ime e realizuar"

Foto: arkiv personal

Me muzikë dhe vetëm me muzikë është e përmbushur jeta e muzikantit të njohur nga qyteti Asenovgrad Dimitër Angellov. Kërkimet e tij krijuese në gjininë e muzikës trake, folklorin qytetar, aktivitetet e regjistrimit janë me shumë drejtime. Dimitër Angellov është fizarmonicist virtuoz, solist i valleve të stilizuara trake, një njeri i cili vet aranzhon repertorin e tij dhe drejtues i grupit të krijuar prej tij “Grupi popullor i Asenovgradit” gjatë vitit 1965. Është një nga muzikantët e kuartetit unikal “Rodoljubie”/atdhedashësi/, i formuar prej muzikantëve që u bien harmonikave të gojës. Gjendja shpirtërore festive si dhe shkëlqimi janë karakteristike për krijimtarinë e tij festive.

Shumë herë me radhë ai ka qenë për vizitë në Turqi, Çekosllovaki, Gjermani dhe Qipro...Punon me këngëtaret e njohura Kalinka Vëllçeva, Elena Gramatikova, Irina Traçeva, Ivanka Angellova e të tjerë. Muzikanti e njeh edhe gjininë e folklorit qytetar me grupin e drejtuar prej tij “Vëllshebni Mellodii”/ melodi magjepsëse/, me të cilët fiton dhe çmime të shumta prestigjioze në festivale dhe konkurse të ndryshme. Këngët maqedonase po kështu bien në gamën e tij muzikore - ai është drejtues i korit pranë shoqatës maqedonase “Dimo Haxhidimov” në Asenovgrad. Incizimet e tij të para për fondin e Radios Kombëtare Bullgare ai i bën akoma gjatë vitit 1966. Ka një diskografi të pasur si fizarmonicist dhe autor i aranzhimeve, të përfshira në albume të shumta.

Për Radio Bullgarinë Dimitër Angellov thotë:

“Fizarmonika...Më mahniti vëllai im Angell Angellov, i cili është 5 vjet më i madh se unë.Ai ishte muzikant në orkestrën e frymëmarrjes në qytetin Asenovgrad. Mësuesi i tij e kishte mësuar të ekzekutojë dhe në fizarmonikë. Kështu më tërhoqi dhe mua, saqë nuk më zinte gjumi. Kur vinte tek ne gjatë kohës së pushimeve unë e dëgjoja me kënaqësi të madhe tingullin e fizarmonikës. Kështu që, vëllai im është mësuesi i parë dhe i fundit. Gjatë viteve nuk jam marrë me asgjë tjetër. Kjo qe ëndrra ime e vetme, dëshira e vetme në jetë. Gjatë vitit 1993 incizova një disk, që ishte një novitet në atë kohë. Realizova dhe incizime në Radio Sofjen. Më e rëndësishmja për mua qe, se incizova një album me këngëtarin e madh Kostadin Gugov. Ky ishte albumi i tij i fundit përpara se të largohet nga kjo botë.

Dimitër Angellov tregoi po kështu se djali i tij - Rumen Angellov merr pjesë në realizimin e albumeve në studio:

“Ai më ndihmoi, sepse unë nuk e zotëroja kompjuterin. Më tregoi programet, me të cilat të punoj, për të cilën unë i jam shume mirënjohës. Djali im është një muzikant shumë i mirë si dhe aranzhor. Jeta ime ecën vetëm dhe vetëm me muzikë. Kjo është dhe ëndrra ime e realizuar - të cilën ia uroj secilit. Kam dhe respektin e njerëzve. Më bënë qytetar nderi të qytetit Asenovgrad. Unë jam i kënaqur nga rruga ime muzikore. Shpresoj që aty rreth 1 nëntorit, bashkë me kolegë të festojmë jubileun tim.”

Shëndet dhe akoma shumë koncerte të shkëlqyera të ndjekin rrugën muzikore të Dimitar Angjellovit!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nina Nikolina

“Shën Gjergji” apo “Ederlezi” – kënga pa të cilën nuk mundemi në ditën e Shën Gjergjit

Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar . Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin..

botuar më 24-05-06 5.10.PD

Kori "Vanja Moneva" feston 30 vjetorin e krijimit

Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..

botuar më 24-04-30 8.20.PD

Grupi MOLEC dhe "Nuk ka rëndësi"

Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre..

botuar më 24-04-29 7.45.PD