Një investim i ri në Çirpan punëson rreth 100 persona në qytet. Investitori në projekt për një park të ri tregtar është një kompani nga Stara Zagora, e cila po ndërton parqe të ngjashme në tre qytete të tjera - Gorna Orjahovica, Dimitrovgrad dhe Haskovo. Ndër objektet tregtare që do të hapin dyqanet e tyre janë zinxhirët e mëdhenj për ushqime, kozmetikë dhe mobilie. Komoditeti, hapësirat e mëdha të hapura dhe aksesi relativisht i mirë e bëjnë këtë lloj hapësire komerciale gjithnjë e më të kërkuar dhe të preferuar në vend të qendrave të mbyllura.Pandemia e Covid-19 u kthye në një farë katalizatori për interesin gjithnjë e më të madh dhe kërkimin në këtë drejtim. Të dhënat e këtij viti tregojnë se, tek ne tanimë punojnë 26 zona të ngjashme, kurse 12 akoma janë në ndërtim e sipër.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...