Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njeriu i plagosur nga rrufeja nuk është në rrezik

Foto: BGNES

Gjendja e të plagosurit nga stuhia e djeshme është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, Dr.Valentin Dimitrov, pacienti ka rreth 20 për qind djegie në trupin e tij, por ai është adekuat dhe natën e ka kaluar në qetësi. Nuk ka të dhëna për lëndime të tjera që ndikojnë në funksionet jetësore. Viktima ishte bashkë me tri personat e vdekur nga rrufeja, të cilët u fshehën nga stuhia nën një pemë, në një kopsht në qendër të kryeqytetit. Sipas Dr. Dimitrov, i mbijetuari duket se është rreth 20-25 vjeç. Ai ka përmendur se është shtetas sirian, por është pa dokumente dhe nuk ka identitet të përcaktuar. Drejtori i Spitalit “Pirogov” sqaroi se ende nuk ka informacione për statusin e tij në vendin tonë dhe se çfarë po bën në vendin tonë. Vijon sqarimi i shkaqeve që çuan në vdekjen e shokëve të tij, të goditur nga rrufeja.

Pas stuhisë së mbrëmshme, situata në Sofje është normalizuar dhe nuk ka dëme serioze. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dy të tretat e 18-19 mijë vetëtimave që goditën Bullgarinë dhe Rumaninë Jugore gjatë stuhisë së djeshme ishin në vendin tonë. Lidhur me këtë eksperti i mbrojtjes nga rrufetë, Hristomir Ivanov, në një intervistë për BNR theksoi se në Sofje mbi 80 për qind e ndërtesave janë pa mbrojtje nga rrufeja, veçanërisht godinat e vjetra. Një të tillë e kanë pasur gjatë ndërtimit, por gjatë riparimeve të çatisë së tyre vitet e fundit, instalimet janë hequr masivisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Smilen Vëllov

Ekonomia që vuan nga mungesa e personelit ka një rezervë të madhe të papunësh

Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..

botuar më 24-05-16 9.24.PD

Parashikimi i motit për 16 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..

botuar më 24-05-15 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit, sipas ministrit ushtarak

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..

botuar më 24-05-15 6.24.MD