Lidhur me debatet në Parlamentin Evropian për anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, eurodeputetët bullgarë nga të gjitha grupet dolën me një deklaratë të përbashkët.
“Medndojmë se bllokada e vazhdueshme e paprecedentë 11-vjeçare në Këshillin e BE-së nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet më. Heqja e kontrollit në kufijtë e brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë është me rëndësi kyçe, si për ekonominë dhe sigurinë e dy vendeve, ashtu edhe për BE-në. Gatishmëria teknike për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të vendeve tona u konfirmua nga Komisioni Evropian që në vitin 2011. Ne, përfaqësuesit bullgarë në Parlamentin Evropian, i bëjmë thirrje Këshillit të BE-së që të marrë një vendim bazuar në përmbushjen e kritereve objektive”, thuhet në dokument.
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë..
Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme..