E njëjta kompani qëndron pas një prej seksioneve problematike të autostradës “Trakija” dhe riparimit të gurëve emblematik të verdhë të kryeqytetit, tha për BNT ministri rajonal në detyrë Ivan Shishkov. Sipas tij, problemi me riparimet nuk është tek kompania kontraktore “Trejs”, por tek mënyra se si bëhen porositë dhe organizohet kontrolli shtetëror. Sofja është gati të humbasë fondet evropiane për rinovimin e qendrës së qytetit, tha gjithashtu ministri. Në mënyrë që paratë të përthithen, duhet të jetë gati dhe të riparohet mirë gjithë pjesa qendrore e qytetit deri në mars të vitit 2023, por punimet kryesore kanë për t’u realizuar. Sa i përket autostradës, kabineti pretendon se kur u dha ndërtimi u kursyen 40 milionë leva (20.4 milionë euro).
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..