Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brenda pak javësh, Bullgaria do të shpallë një procedurë për një furnizues të karburantit bërthamor

Foto: arkiv

Në javët e ardhshme, Bullgaria do të shpallë një procedurë për zgjedhjen e një furnizuesi të karburantit bërthamor. Aktualisht, dy kompani shprehën dëshirën për të marrë pjesë – ajo amerikane “Westinghouse” dhe ajo franceze “Framatom”. Këtë e tha ministri i energjetikës Rosen Hristov gjatë vizitës së tij në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

“Furnizimet ruse janë në pikëpyetje. Prandaj jemi të fokusuar tërësisht në burimet evropiane dhe amerikane të derivateve dhe presim që së shpejti të nënshkruhen kontratat”, theksoi Hristov.

Ai tha se pritet që blloku i VI i centralit të rifillojë nga puna deri në fund të kësaj jave.  Blloku u ndalua pasi pas një riparimi u zbulua një rrjedhje hidrogjeni nga sistemi i ftohjes së gjeneratorit të njësisë, e cila nuk kërcënonte sigurinë bërthamore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kazanllëk është i mbushur me të ftuar për Festën e Trëndafilit

Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e bashkisë Srebra Kaseva. Agjencitë turistike kanë deklaruar vizita të grupeve nga e gjithë bota...

botuar më 24-05-30 11.51.PD

Bullgaria dërgon fregata dhe minapastrues për çminim në Detin e Zi

Qeveria ka autorizuar dërgimin dhe përdorimin jashtë zonës ujore prej 12 kilometrash të vendit deri në 4 anije luftarake të klasës së fregatave, me ekuipazh deri në 153 veta, dhe të klasës së çminimit – me një personel deri në 50 ushtarakë. Ato do..

botuar më 24-05-30 9.26.PD

Parashikimi i motit për 30 majin

Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të mbajë diell deri në mesditë, pas mesditës do të ketë vranësira dhe do të ketë reshje lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri..

botuar më 24-05-29 7.40.MD