Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jashtë vendit kanë mbetur vetëm 39 lektorate të gjuhës bullgare

Prof. Sllavija Bërlieva: Le ta promovojmë historinë e alfabetit tonë përmes së vërtetës shkencore

Foto: BGNES

Nënpresidentja Ilijana Jotova organizoi një forum ndërkombëtar për alfabetin cirilik. Një prej qëllimeve të tij ishte të dërgoheshin mesazhe kundër zëvendësimit të historisë dhe për të kundërshtuar përpjekjet nga Lindja dhe Perëndimi për të mohuar kontributin e shtetit të hershëm bullgar. Në fjalimin e saj para shkencëtarëve të shquar bullgarë dhe të huaj nga 11 vende, ajo theksoi: “Vendi ynë i ka dhënë botës sllave shkrim, jetë shpirtërore dhe kulturë dhe kjo nuk duhet të injorohet, të mbulohet me gjysmë gënjeshtra, të përdoret për slogane nacionaliste. ”

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Sipas Prof. Sllavija Bërlieva nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodit e Akademisë Bullgare të Shkencave, konferenca e titulluar "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës" është përpjekja e parë për të kapërcyer njohuritë tona jo veçanërisht të mira në fushën e historisë së alfabetit glagolik dhe të alfabetit cirilik, si dhe për ta promovuar më me këmbëngulje rolin tonë në krijimin e sistemeve të shkrimit në Evropë. Dhe gjithashtu:

Duhet kapërcyer ato aludime mjaft agresive se alfabeti cirilik nuk është krijuar në Bullgari, por diku tjetër – thotë ajo. - Këto janë pohime që shumë shpesh vijnë nga Rusia. Disa vite më parë kishte një deklaratë të Putinit se alfabeti cirilik është krijuar në Maqedoni. Ne e kundërshtuam këtë pohim, u bë një polemikë, e cila nuk ishte veçanërisht e dobishme dhe as edukative. Ne nuk duhet të mbrohemi për atë që dikush ka thënë diku, por në mënyrë të argumentuar ta përhapim historinë e alfabetit tonë.”

Prof. Sllavija Bërlieva ndalet në një fakt tjetër të dhimbshëm - nga 200 lektorate të gjuhës bullgare jashtë vendit, kanë mbetur vetëm 39.

Kjo e “turbullon” prezantimin tonë në botë, sepse njerëzit që ndeshen me gjuhën, kulturën dhe alfabetet tona më pas bëhen miq të Bullgarisë, ambasadorë të kulturës bullgare në vendet e tyre – thotë shkencëtarja. “Në këtë kuptim, nisma për të ftuar shkencëtarë të huaj që studiojnë gjuhën dhe kulturën bullgare është në kohën e duhur – për të shkëmbyer mendime me kolegët e tyre bullgarë, për t'u ndjerë të nderuar nga vëmendja e shtetit – e gjithë kjo nuk është pa rëndësi”.

Prof. Sllavija Bërlieva

Në forumin shkencor në Sofje morën pjesë studiues të gjuhës dhe kulturës bullgare nga 11 vende. Një prej tyre është Barbara Lomagistro nga Universiteti i qytetit italian të Barit.

“Mbyllja e departamenteve në kohët e fundit është normale – komentoi ajo praninë gjithnjë e më të kufizuar të gjuhës bullgare në qendrat kërkimore evropiane. - Fatkeqësisht, gjuhët e vogla nuk janë prioritet. Universitetet në Itali po pësojnë reforma të tmerrshme, si pasojë e të cilave disa lëndë mësimore janë hequr. Por si pedagoge në Fakultetin e Filologjisë Sllave po shoh që studentët tanë tregojnë interes për gjuhën bullgare dhe kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen”.

Barbara Lomagistro

Për të rifituar të paktën disa nga pozicionet e humbura, mund të forcohen paraqitjet publike në favor të gjuhëve të vogla, beson Barbara Lomagistro. “Le të informohet edhe shoqëria për rëndësinë e këtyre traditave, që të mos zhduket shumëllojshmëria e historisë dhe kulturës në Evropë”, theksoi ajo.

Pasi prishet tradita, është shumë e vështirë të rivendoset”, shprehu shqetësimet e veta Prof. Sllavija Bërlieva. Dhe dha një shembull të studimeve bullgare në Universitetin Jagielloński në qytetin polak të Krakovit - një qendër shkencore me tradita të mëdha që ka arsimuar dhjetëra paleo-sllavistë.

“Për momentin nuk ka studentë dhe a e dini pse – bën ajo një pyetje retorike. - Sepse lektoratet tona nuk kanë mundësi të organizojnë vizita në Bullgari dhe të krijojnë interes për vendin, dhe jo vetëm për gjuhën e tij. Duhet të krijohen mundësi që në vendin tonë të vijnë studentë që sapo janë njohur me alfabetin dhe me disa baza të historisë sonë dhe të shohin se çfarë ofron kultura bullgare. Kjo sigurisht që kërkon fonde, por ato nuk do të shpenzohen kot nëse jepen”.

Kështu vite më parë studentja italiane Barbara Lomagistro ka ardhur në shkollën verore të gjuhës bullgare në Veliko Tërnovo. Sot ajo u tregon të rinjve fotografi nga dorëshkrimet sllave. Ajo u thotë gjithashtu se gjuha bullgare është "e bukur" dhe se gjithçka fillon me shkronjat. Dhe për të qenë më bindëse, ajo citon Ungjillin sipas Gjonit: “Në fillim ishte fjala; dhe fjala ishte pranë Perëndisë".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD