Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një delegacion nga IMEC në Belgjikë vizitoi Universitetin Teknik në Sofje

Foto: Facebook/ Technical University of Sofia

Përfaqësues të Qendrës Evropiane dhe Botërore të Kërkimit dhe Zhvillimit IMEC në Belgjikë vizituan Universitetin Teknik në Sofje, njoftoi qendra për shtyp e universitetit. Ata vizituan laboratorët e Qendrës Kombëtare për Mekatronikë dhe Teknologji të Pastra, si dhe kompleksin laboratorik në “Sofia Tech Park”. Të ftuarit u njohën me ecurinë në veprimtarinë kërkimore-arsimore, si dhe me zhvillimet  biznes në fushën e mikroelektronikës, mekatronikës, inteligjencës artificiale dhe aplikimet e tyre.

Zëvendëspresidenti i IMEC Jo de Bock dhe kryetari i lidhjeve me qeverinë Christophe Lux biseduan me ministrin në detyrë të inovacionit dhe rritjes Aleksandër Pulev dhe Rektorin e Universitetit Teknik në Sofje Prof. Dr. Ing.Ivan Kralov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD

Bullgaria përcaktoi prioritetet e saj në BE përpara ndërrimit të presidencës në qershor

Zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov u takua me krerët e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së në Bullgari, njoftoi ministria. Takimi u organizua me iniciativën e Frederic Mjoris, ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, vendi i..

botuar më 24-06-05 11.09.PD

147 kompani marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes “Hemus 2024”

Kompani nga 25 vende do të prezantojnë risitë në industrinë e mbrojtjes në Ekspozitën Ndërkombëtare për Produkte dhe Shërbime të Mbrojtjes "Hemus 2024" në Plovdiv. Forumi do të mbahet nga 5 deri më 8 qershor 2024 në Qytezën e Panairit Ndërkombëtar të..

botuar më 24-06-05 6.10.PD