Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Jamboll ofron një shëtitje nëpër të kaluarën kulinare të Bullgarisë

Foto: Facebook/Marin Lesev

Ekspozita e parë e botimeve të gjellëve kulinare bullgare në vend nga viti 1870 deri në ditët e sotme u hap në qytetin Jamboll(Bullgari Juglindore). Ekspozitat janë pjesë e një koleksioni unik në pronësi të koleksionistit Marin Lesev. Për më shumë se tre dekada, ai mblodhi botime bullgare të gjellëve kulinare në vendin tonë. Deri më sot, koleksioni i tij përfshin mbi 8000 libra, revista dhe gazeta me receta të vjetra të kuzhinës bullgare. Për shkak të vëllimit të madh, 240 prej tyre janë të ekspozuara.

Marin Lesev

Ekspozita paraqet praktikat tradicionale të kuzhinës bullgare, kuzhinierëve dhe profesionistëve në fushën e ushqimit, konservimit dhe biznesit të restoranteve nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e deri më sot. Në ekspozitë ka botime të shtypura dhe dorëshkrime që kanë shërbyer si frymëzim për disa breza kuzhinierësh dhe zejtarësh nga historia moderne bullgare.

"Në Bullgari, si dhe në mbarë botën, ka një tendencë për të kërkuar shijen autentike të harruar," tha në një intervistë për BNR Stara Zagora zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të aktivitetit, dhe shtoi.

“Qëllimi i një nisme të tillë është t'u japë shikueshmëri produkteve dhe recetave të harruara bullgare. Në biseda, koleksionisti tregoi se gati 100 vjet më parë ka pasur një tendencë të ngjashme - bullgarët kanë filluar të kërkojnë më shumë informacion se si të ruajnë produkte të tilla. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse këto produkte tradicionale bullgare dhe mënyra e përgatitjes dhe ruajtjes së tyre janë ato që na bëjnë unikë. Kjo ekspozitë dhe kjo letërsi janë një bazë shumë e mirë për zhvillimin e turizmit kulinar në Bullgari”.

Gjatë ekspozitës, mund të shijoni gatime tradicionale nga rajoni i Jambolit, të përgatitura nga kuzhinierë të rinj vendas. Me kalimin e shekujve, qyteti Jamboll është bërë i famshëm për të ashtuquajturën “shkembe çorba” /çorba e barkut/, Milinka e Jambolit, hallva, supa kurban, trahanaja, gjyzlemeja, imambajaldëja, tava, palaçinka, llojet e ndryshme të byrekut, kulaçi etj.

Turizmi kulinar është kartëvizita e Bullgarisë përballë botës” – tha Georgi Sëbev dhe shtoi se aktualisht është në finalizim një program kuadër për zhvillimit të turizmit kulinar, i cili synon të popullarizojë produktet tradicionale vendase dhe rajonale në vend. Për këtë do të përgatitet një hartë digjitale e kuzhinës së Bullgarisë. Sipas tij, çdo rajon në vendin tonë ka potencial për zhvillimin e turizmit kulinar.

Puding gjaku prej mushkërive me oriz sipas një recete të vitit 1939

“Në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë Detit të Zi, për shembull, ne kemi produkte tradicionale të peshkut dhe ka metoda specifike të ruajtjes së tyre. Në rajonet malore, ka një klimë më specifike që kontribuon në një shumëllojshmëri të produkteve të mishit - për shembull, salciçet e thata atje thahen në një mënyrë të caktuar. Në rajon ka më shumë produkte dhe erëza që përdoren edhe si konservues. Turizmi kulinar u është drejtuar si turistëve të huaj, ashtu edhe bullgarëve që kërkojnë tradicionalen, të vjetrën. Unifikimi i produkteve e bëri konsumatorin bullgar të kërkojë diçka ndryshe, shijen e harruar”.

Ekspozita interesante e kuzhinës do të qëndrojë e ekspozuar në “Bezistena” në Jamboll deri më 10 dhjetor. Organizatorët e tij janë Bashkia e Jambolit dhe Fondacioni “Jamboll - Shije dhe Tradita”.

Përpiluar nga: Veneta Nikolova /bazuar në një intervistë me Zornica Semerxhieva nga BNR Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Marin Lesev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD