Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nevojitet një fushatë sqaruese për hyrjen tonë në Eurozonë

Foto: eurozone.dir.bg

Në hapjen e konferencës “Bullgaria në Eurozonë”, nënpresidentja Ilijana Jotova bëri thirrje për një fushatë shpjeguese për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe frikës së njerëzve për efektet e vënies së euros në qarkullim në Bullgari. Sipas saj, mungesa e informacionit krijon një mjedis për skepticizëm dhe teori konspirative. Kjo është edhe arsyeja pse 56 për qind e bullgarëve kanë dyshime shumë serioze për euron, theksoi nënpresidenti, duke cituar një sondazh të Gallup.

Konferenca u shoqërua me një protestë të organizuar nga partia “Vëzrazhdane”. Kostadin Kostadinov dhe deputetët e partisë u lejuan në sallën e diskutimit, por protestuesit mbetën jashtë. Kostadinov theksoi se protestuesit kërkojnë referendum sepse shumica dërrmuese e bullgarëve nuk duan shkatërrimin e levës dhe aplikimin e euros.

Në të njëjtën kohë, anëtarë të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari ngritën pankarta në të gjithë sallën duke kërkuar të ardhura më të larta pas vënies së monedhës evropiane në vendin tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numërimi paralel i Gallup, me 65% të kampionit, e vendos “Veliçie” në parlament

Rezultatet e regjistrimit paralel të agjencisë sociologjike “Gallup”, me 65% të kampionit, tregojnë këto rezultate pas zhvillimit të zgjedhjeve për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor: GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/ – 24,5%, ose 67 vende;..

botuar më 24-06-10 12.04.PD
Bojko Borisov

GERB: Ne nuk mundemi vetëm me DPS, PP-DB nuk mundet me GERB dhe DPS

"Askush nuk mund të arrijë sukses pa pranuar ndihmën e të tjerëve. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën!". Kështu ka shkruar në profilin e tij pas ditës së zgjedhjeve kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Më herët gjatë ditës ai u shpreh për mediat..

botuar më 24-06-09 11.42.MD
Kalin Stojanov

MPB: Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe..

botuar më 24-06-09 11.21.MD