Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuniteti armen në Sofje mirëpret Lindjen e Krishtit në një kishë të re

Foto: armenianchurch-sofia.org

Kisha e re “Shën Mëria” mbledh komunitetin armen në Sofje për liturgjinë e parë të Krishtlindjes. Pas më shumë se 30 vitesh mbledhjeje fondesh dhe përpjekjesh për ndërtimin e saj, armenët e mirëpresin Lindjen e Krishtit në kishën e tyre. Kisha e re armene është gjithashtu tempulli i vetëm i armenëve në Sofje, i cili hapi dyert para gjysmë viti.

Në traditat e kishës armene, Nata e Buzmit është një nga festat më solemne të krishtera, e cila kremtohet më 5 janar. Të nesërmen, më 6 janar, armenët festojnë Lindjen e Krishtit dhe Epifaninë në të njëjtën kohë. Në prag të Krishtlindjes, priftërinjtë armenë shenjtërojnë shegë, të cilat pas përfundimit të shërbesës u shpërndahen besimtarëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD