Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Sofjes nuk e ka arritur ende trafikun e para pandemisë Covid

Foto: BGNES

Aeroporti i Sofjes u shërbeu pak më shumë se 6 milionë pasagjerëve në vitin 2022, njoftoi aeroporti. Kjo është dukshëm më shumë se vitin e kaluar, por mbi 1 milion më pak se në 2019, viti i fundit para pandemisë Covid.

Vitin e kaluar, në linjat e rregullta ndërkombëtare kanë udhëtuar 5 461 290 persona, ose 17 për qind më pak në krahasim me vitin 2019. Nga Sofja drejt qyteteve tona bregdetare kanë fluturuar 232 260 pasagjerë, që është një rënie prej rreth 18%. Pasagjerët nga fluturimet çarter për vitin 2022 shënuan një rritje prej më shumë se 15% dhe janë 250 521.

Destinacionet më të vizituara këtë vit janë Londra - mbi 400 000 njerëz, Frankfurt - mbi 140 000 dhe Vjena me afërsisht të njëjtin numër pasagjerësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi pret më së shumti mysafirë të huaj nga Britania e Madhe këtë verë

Për popullarizimin e turizmit bullgar nën moton "Përjetoni Bullgarinë" në pushimoren Nesebër po mbahet një konferencë, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të industrisë së turizmit nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Qëllimi i nismës është të..

botuar më 24-06-06 4.56.MD

Filloi realizimi i Korridorit Vertikal të Gazit

Në Sofje u nënshkruan dy kontrata kryesore për ndërtimin e pjesëve të Korridorit Vertikal të Gazit, gjë me të cilën praktikisht fillojnë aktivitetet reale për rritjen e kapaciteteve midis Greqisë dhe Bullgarisë dhe Bullgarisë dhe Rumanisë. Pas..

botuar më 24-06-06 2.39.MD

GERB-SDS kryeson bindshëm disa ditë para zgjedhjeve

Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor..

botuar më 24-06-06 10.31.PD