Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Planet janë që Pamporovo të bëhet një resort butik në Ballkan

Pamporovo
Foto: BGNES

Pamporovo shihet një  rritje të konsiderueshme nga tregjet e Ballkanit gjatë 3 muajve të fundit, duke përfshirë turistë nga Rumania, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, tha drejtori ekzekutiv i resortit Marian Beljakov. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve Turistik Tuq TÜRSAB, të cilët vizituan Pamporovo si pjesë e një turi informues, ai shpjegoi se planet për zhvillimin e kësaj pushimore malore nuk janë në drejtim të masës totale. Rajoni ka rreth 8-9 mijë shtretër hotelesh. Ne duam që pas 5-6 vitesh Pamporovo të jetë një resort butik, luksoz dhe i shtrenjtë, theksoi Beljakov. Sipas tij, shërbimi i skive nuk duhet parë si diçka e lirë. Gjatë 10 viteve të fundit, fonde jashtëzakonisht të mëdha janë të investuara dhe vazhdojnë të investohen në zonën e skive, tha Beljakov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD

Shpella “Biserna” hapet për turistët në muajin prill

Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...

botuar më 24-03-31 10.15.PD