Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Shkupi me aksione të përbashkëta kundër incidenteve gjatë shënimit të përvjetorit të revolucionarit bullgar Goce Dellçev

Gëllëb Donev dhe Dimitër Kovaçevski
Foto: gov.bg - arkiv

Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt. Lidhur me këtë të hënën ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare Pllamen Tonçev do të takohen me kolegët e tyre në Shkup për të përcaktuar veprimet e përbashkëta. Dy kryeministrat diskutuan edhe përfitimet e bashkëpunimit më të thellë në fushën e sigurisë, veçanërisht në rastet e veprave kriminale dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare. Gëllëb Donev kujtoi pritshmërinë e vendit tonë që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe krimeve, si dhe për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 qershorin

Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-06 7.30.MD

“Policia Kufitare” bleu 110 automjetet fuoristradë

Çelësat e 110 automjeteve të reja të terrenit të  vështirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare, u dorëzuan sot në një ceremoni zyrtare nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Makinat janë blerë me financim evropian. Në..

botuar më 24-06-06 6.57.MD

Mostrat tregojnë se uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi është i pastër

Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër Dimitrov, të..

botuar më 24-06-06 5.59.MD