Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatitet një ekip i ri shpëtimtarësh për Turqinë

Foto: stolica.bg

Për të ndihmuar rajonet e prekura nga tërmetet, një ekip i ri për kërkimin e të mbijetuarve të Drejtorisë së “Ndihmës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane të do të niset drejt Turqisë. Kryetarja e komunës Jordanka Fandëkova tha se për momentin 16 persona janë në terren me pajisjet e nevojshme për të shpëtuar njerëzit. Në ndihmë të ekipeve të Akademisë Ushtarake të Mjekësisë u dërgua ambulanca e Emergjencës, ndërsa sot do të niset edhe një autobus i Bashkisë Metropolitane, bëri të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit. Ekipet tona punojnë pa u ndërperë në kushte të vështira dhe të rrezikshme, theksoi edhe Fandëkova dhe shprehu shpresën se të gjithë do të kthehen të shëndetshëm. Ajo theksoi se është vazhdimisht në kontakt me ekipet e shpëtimit.

Dy ekipet e para të shpëtimit që u nisën drejt Turqisë ditën e fatkeqësisë pritet të kthehen të shtunën. Ekipi i ri përbëhet nga 7 persona dhe do të largohet në të njëjtën ditë. Ai përfshin inxhinierë dhe specialistë që do të ndihmojnë në rilevimet dhe pastrimin e zonave. Sipas Fanfëkovës, orët e para pas një fatkeqësie të tillë janë më të rëndësishmet në mënyrë që të gjenden dhe të shpëtohen sa më shumë njerëz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Reaktori i pestë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” tashmë funksionon me karburantin bërthamor amerikan

Përfundoi riparimi i planifikuar vjetor i njësisë së pestë të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, njoftoi termocentrali bërthamor. Njësia u përfshi në sistemin kombëtar të energjisë elektrike në orën 09:53, pasi u krye një inspektim dhe..

botuar më 24-06-10 2.01.MD

Me mbi 77,87% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hynë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votim për parlamentin kombëtar me 77,87% të numëruara të protokolleve seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet e datës 10 qershor te ora 12:00 janë:..

rinovuar më 24-06-10 1.47.MD

Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi

Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në orën 06:00 me orën bullgare më 10 qershor. Votimi u zhvillua në 5 kontinente pa vështirësi, njoftoi Ministria e Jashtme. Bullgarët në Los Anxhelos ishin të fundit që ushtruan të drejtën e tyre të votës...

botuar më 24-06-10 9.33.PD