Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi bullgar i frutave sa vjen e ulet, ndërsa importuesit diktojnë çmimet e tyre

Mungesa e stabilitetit politik dhe e dialogut me institucionet i shqetëson edhe fermerët

Foto: arkiv

Shoqata e Frutikulturës në Bullgari raporton një vit tjetër plot sfida në sektorin "Bujqësi". Megjithatë, problemet nuk lidhen aq me klimën jashtëzakonisht të ngrohtë, dhe me mungesën e ujit për vaditje, sa lidhen me vështirësinë për të gjetur tregje dhe fuqi punëtore. Rritja e kostove dhe ulja e të ardhurave i bënprodhuesit të heqin dorë nga investimet e reja dhe zhvillimine sipërfaqeve të punueshme.

“Të gjitha krizat që kemi përjetuar deri më tani, përfshirë edhe atë ushtarake, ndikojnë te prodhuesit e frutave – shpjegon Zhivka Grozeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Frutikulturës në Bullgari. – Mund të thuhet se kriza në vendin tonë nisi në vitin 2020 me fillimin e pandemisë, kur dëshmuam një bllokadë thuajse të plotë të tregjeve. Pas pandemisë erdhi lufta në Ukrainë dhe inflacioni. Çmimi i frutave në vendin tonë nuk diktohet nga prodhuesit, por nga importuesit. Në këtë një vit e gjysmë që kaluam, prodhimi është zvogëluar me ritme të konsiderueshme. Sa vjen e shtohet braktisja ose nxjerrja në shitje e kopshteve me pemë.“

Pavarësisht mbështetjes shtetërore pas pandemisë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën e fermerëve, sektori është i prekur nga mungesa e stabilitetit politik.

“Mungon sistematika dhe konsistenca në punën, vendimet dhe Plani Strategjik për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale për periudhën 2023-2027, për të cilin po punohet nga disa qeveri me rradhë. Mungon komunikimi edhe me Ministrinë e Bujqësisë”, thotë Zhivka Georgieva.

Shoqata këmbëngul për takime me ministrin për të diskutuar një sërë çështjesh me interes për prodhuesit, përfshirë ato që lidhen me versionin përfundimtar të planit strategjik për zhvillimin e sektorit.

“Ka gjëra në këtë plan që nuk duhet të vazhdojnë të ekzistojnë në këtë formë – është kategorike Grozeva. - Një prej tyre janë të ashtuquajturat ekoskemat. Ato janë vullnetare dhe çdo fermer mund të angazhohet në lidhje me to. Nëse i plotëson, ka të drejtë të marrë mbështetje për hektar sipërfaqe të kultivuar. Megjithatë, ato janë planifikuar në mënyrë të atillë që prodhuesit të përballen me kosto shtesë që nuk mund të mbulohen nga fondet e mbështetjes. Një problem tjetër lidhet me kopshtet me pemë që ende nuk kanë filluar të japin fryte. Për to do të fitohen rreth 90 leva për hektar. Kjo është një ide e mirë, por nga ana tjetër, kulturat tradicionale të vendit, si kumbullat dhe rrushi për ëmbëlsira, ​​janë në një grup i veçantë që ka nevojë për mbështetje, ku shuma që jepet është më e ulët se ajo për qershitë, mollët, pjeshkët dhe kajsitë, e cila është gjithashtu rreth 90 leva.'

Zhivka Grozeva shpreson se Ministria do të kuptojë se Shoqata e Frutikulturës në Bullgari nuk punon për interesin e saj, por siguron lidhjen ndërmjet prodhuesve bujqësorë dhe institucionit. Qëllimi i saj nuk është të krijojë, por të parandalojë ose kapërcejë sa më shpejt problemet që kanë lindur mes tyre.

Informacione të tjera për problemet e kësaj fushe mund të gjeni këtu:

Autor: Joan Kolev /nga intervista e Zornica Semerxhieva, BNR - Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD

BQE me vlerësim pozitiv për Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari

Më 2 maj 2024, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) miratoi një opinion duke shprehur një vlerësim pozitiv për projektligjin për vënien e euros në qarkullim në Republikën e Bullgarisë. BQE mirëpret qëllimin e projektligjit për të..

botuar më 24-05-03 11.55.PD