Bullgaria ka mundur shumë shpejt t'i japë ndihmë Turqisë fqinje, e cila u godit nga fatkeqësia dhe deri më tani janë realizuar disa fluturime të avionëve "Spartan" me ndihma. Shoqëria civile ka reaguar duke ngritur fushata dhurimi për të lënduarit në Turqi dhe Siri. Botuesi Manoll Pejkov - organizuesi i fushatës në shkallë të gjerë për t'i dhuruar gjeneratorë Ukrainës, në më pak se një ditë mblodhi 300 000 leva, por iniciativa bamirësie kanë ndërmarrë edhe Kryqi i Kuq Bullgar, Llazar Radkov nga "Kapakë për të ardhmen", fondacionet "Gorata.bg"dhe BCause, Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, UNICEF, International Rescue Committee që punon në Siri, si dhe World Food Programme. Përveç kësaj, ekipe shpëtimi dhe shumë qytetarë u nisën për në Turqi - mes tyre shpëtimtarë malorë me qen, ndihmës mjekë, shpëtimtarë shpellash, vullnetarë të trajnuar.
Dr. Elisaveta Gençeva, e cila përjetoi një tragjedi si kjo në vitin 1999 gjatë tërmetit të madh të mëparshëm në Turqi, është e gatshme të ndihmojë sërish në detyrën e saj si mjeke në spitalin fushor “Higija”. Ajo aprovon veprimet e ndërmarra deri tani për fqinjin tonë juglindor.
“Ajo që shteti bullgar organizoi më së miri është dërgimi i ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve për të kërkuar njerëz nën rrënoja”, - tha ajo për BNR. "Shpresojmë të gjejnë sa më shumë - me ndihmën e qenve gjurmues, sigurisht." Jo më pak të rëndësishme janë ekipet e kirurgëve, traumatologëve dhe psikologëve, pasi traumat janë jo vetëm jashtëzakonisht të rënda fizikisht, por edhe mendërisht. Prandaj, specialistët që shkojnë atje duhet të jenë të motivuar emocionalisht dhe dhembshuria të shihet në punën e tyre”.
E megjithëse tregojmë ndjeshmëri të lavdërueshme për vuajtjet e të tjerëve dhe falënderojmë Zotin nga lart që fatkeqësia nuk na ka arritur neve këtë herë, është koha që dikush të thotë të vërtetën për gjendjen e ndërtesave në vendin tonë dhe gatishmërinë tonë për të reaguar ndaj një fatkeqësie të tillë. “Në Bullgari gatishmëria për të reaguar pas tërmeteve të forta është e barabartë me zero”, thotë inxhinieri i ndërtimit Dimitër Kumanov.
“Gjerësisht, edhe në ndërtimet e reja, ka shumë boshllëqe dhe bëhen kompromise me sigurinë – tha ai për Nova TV. – Për sa i përket ndërtesave me parafabrikate, nga ato prtitet që të përballojnë shumë mirë lëvizjet sizmike. Problemi, megjithatë, është se ato janë bërë copash nga prishjet, rindërtimet, riparimet, heqjen e mureve të tëra, hapjen e vrimave. Dhe këto janë ndikime jashtëzakonisht të dëmshme dhe për momentin askush nuk mund të thotë se sa të sigurta janë ndërtesat me parafabrikate.”
Inxhinieri Dimitër Kumanov kujton të ashtuquajturat çertifikime të ndërtesave për funksionimin e tyre të sigurt – një proces që duhet të përfundojë tashmë, i shoqëruar me kontrollet e sigurisë. Megjithatë, ai dyshon se të gjitha spitalet, për shembull, janë të inspektuara dhe të çertifikuara. “Në përgjithësi, këto sondazhe janë një mashtrim i plotë – copy paste i disa letrave dhe vetëm ndryshim i fotos së pallatit”, shprehet kategorik ai në lidhje me ndërtesat e banimit. Sipas tij, jo vetëm që procedura është formale, sepse askush nuk ka marrë mundimin të shohë se çfarë është prishur në pallate, por edhe shumë para janë shpërdoruar.
Specialisti nuk pranon të parashikojë se çfarë do të ndodhte në vendin tonë në rast të një tërmeti me magnitudë të lartë, por thekson: “Nëse shteti merr masat e nevojshme, me pak para do të shpëtohen mijëra jetë njerëzish. Dhe me pak më shumë para, shumë ndërtesa do të shpëtohen.”
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: ЕPА/BGNES, BGNES, Facebook/mountainrescueservice
“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..
Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..
Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..
Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në..
8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me..
Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për..