Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhjetëra bullgarë nga i gjithë vendi shprehën simpatinë e tyre për Sirinë

Foto: Facebook/ Angela Minkova

Pamjet e tmerrshme të tërmeteve shkatërruese që tronditën Turqinë dhe Sirinë prekën thellë zemrat e dhembshur. Pasojat e tyre nuk njohin kufij politikë, as përkatësi etnike, ajo që ka rëndësi është dëshira për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Me këtë motiv shumë bullgarë iu përgjigjën thirrjes për mbështetje për Sirinë, e cila përveç tërmetit shkatërrues, po përjeton edhe një luftë civile. Prandaj, arritja e ndihmës për njerëzit e prekur në rajonet kufitare të Sirisë me Turqinë është jashtëzakonisht e vështirë.

Ndër donatorët për Sirinë është edhe piktorja e njohur bullgare Anzhella Minkova, e cila e çoi në Ambasadën siriane në Sofje ndihmat e mbledhura nga ajo dhe dy miq të tjerë të saj. “Unë u befasova sa njerëz - dashamirës të panjohur të moshave të ndryshme dhe nga pjesë të ndryshme të vendit ishin tashmë këtu” - tha Angezhella Minkova konkretisht për Radio Bullgarinë.

Ajo sqaron se ndihma me barna esenciale duhet të blihet në një farmaci dhe të shoqërohet me një faturë për të vërtetuar origjinën e tyre. Kjo është e nevojshme për transportin përtej kufirit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me mbi 36.73% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hynë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votim për parlamentin kombëtar me 36,73% të numëruara të protokolleve seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet e datës 10 qershor te ora 06:00 janë: GERB-SDS..

botuar më 24-06-10 7.42.PD

Parashikimi i motit për 10 qershorin 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pas drekës do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 33°..

botuar më 24-06-10 1.05.PD
Nikollaj Markov (majtas) dhe Ivelin Mihajllov

Kush është lojtari i ri politik - partia “Veliçie”

Partia politike “Veliçie” (“Madhështia”) është regjistruar më 25 korrik 2023, me seli në fshatin Vetrino të rajonit të Varnës (Bullgaria Verilindore). Ajo u themelua nga Ivelin Mihajllov, krijuesi i atraksionit turistik "Parku Historik" pranë..

botuar më 24-06-10 12.49.PD