Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgarë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e rëndë me trenin në Greqi

Foto: EPA/BGNES

Dy shtetas bullgarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë me një tren në Greqi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. Bashkatdhetarët tanë janë të shtruar në spitalin e Selanikut, ndërsa përfaqësia jonë diplomatike, e cila është në kontakt me shërbimet lokale, u ofron ndihmë shtetasve bullgarë të lënduar.

Pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash mbrëmë vonë, dhjetëra pasagjerë u plagosën rëndë. Të vdekurit janë tashmë 36, ndërsa të plagosurit mbi 100.

Autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve do të rritet. Sipas njërit prej versioneve, shkaku i aksidentit ka qenë informacioni i gabuar nga kontrolli i trafikut nga stacioni i Larisës.

Trenat nga Selaniku për në Athinë janë pezulluar. Po vazhdon operacioni i shpëtimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari në zgjedhjet "2 në 1"

Deri në orën 11 të mëngjesit të sotëm, pjesëmarrja në votime ishte 10%. Sipas të dhënave të “Gallup International Balkan”, është pak më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 2 prillit 2023, kur ishte 10.3%. Për zgjedhjet..

rinovuar më 24-06-09 12.07.MD

Personat me aftësi të kufizuara në Sofje votojnë në 14 seksione

Në Sofje janë mbi 300 persona me aftësi të kufizuara që sot votojnë me kuti të lëvizshme nga shtëpitë e tyre në 14 qendra votimi. Ekipet celularedo të vizitojë 16 rajone të Bashkisë Metropolitane, në të cilat personat me aftësi të kufizuara kanë..

botuar më 24-06-09 12.04.MD

Bashkatdhetarët tanë në Turqi do të votojnë më së shumti për përfaqësuesit e popullit

Interesi i bashkatdhetarëve tanë nga Turqia me të drejtën e votës është përqendruar në zgjedhjet për deputetë popullorë. Arsyeja është se shumica e votuesve atje nuk i plotësojnë kushtet e qëndrimit dhe nuk do të mund të votojnë për eurodeputetët...

botuar më 24-06-09 9.57.PD