Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet evropiane do të sigurojnë pagat e mbi 1200 punonjësve të policisë kufitare

Foto: mvr.bg

Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë me mjete financiare për pajisje teknike për të ruajtur kufirin me Turqinë dhe për të siguruar pagat e mbi 1200 policëve kufitarë. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev në PKK “Kapitan Andreevo” dhe shtoi se presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është i paprecedentë.

Sipas fjalëve të tij Komisioni është i gatshëm të na financojë për sigurimin e pagave të akoma 1260 nëpunësve. Vendi ynë do të ndihmohet edhe me kamera, sensorë termikë, mjete ajrore pa pilot për vëzhgim ajror, makina dhe një anije. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Jamboll, Daniella Kostova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Brendshme hapi një linjë telefonike për shkeljet zgjedhore

Nga data 9 maj deri më 10 qershor 2024, Ministria e Brendshme do të ketë një linjë telefonike 24/7 me numrin e telefonin 02 90 112 98 dhe postën elektronike izbori@mvr.bg - për denoncime për shkelje apo krime në procesin zgjedhor. Mundësia shtesë e..

botuar më 24-05-09 9.56.PD

Centrali atomik “Kozlloduj” plotëson të gjitha standardet globale të sigurisë

Centrali atomik “Kozlloduj” mori vlerësimin më të lartë të mundshëm në shkallën e Aociacioni Botëror i Operatorëve Bërthamor (WANO) - kategoria A, njoftoi centrali. Kategorizimi i të gjitha centraleve bërthamore të bashkuara në asociacion kryhet çdo vit..

botuar më 24-05-09 9.01.PD

Parashikimi i motit për 9 majin

Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën perëndimore priten reshje më të konsiderueshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të pësojnë ulje dhe..

botuar më 24-05-08 7.40.MD